web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Epidemiologu “i prerë”: Covid do qëndrojë mes nesh aq ditë sa të shohim njerëz pa maska

24 Nëntor 2020, 07:17, Lifestyle CNA

Epidemiologu Skënder Murtezani në një lidhje me Skype nga SHBA-ja me ?Abc-në e mëngjesit? tha se Covid-19 do të qëndrojë mes nesh për aq kohë sa do të shohim njerëz që nuk mbajnë një maskë.

Ai shtoi se ?asnjë qeveri nuk mund të jetë e fortë nëse nuk vetëdijësohet popullata? për të përballuar këtë luftë biologjike.

?Nuk është aq e lehtë, është një qëndrim shumë i vendosur i të gjitha atyre që jetojnë në një qytet apo shtet ashtu si një mënyrë të organizuar e ka bërë Kina, Zelanda e Re dhe Vietnami. Unë kam parë rrugëve të Tiranës njerëz që mbajnë maskën tek mjekra apo fare. Kam një qëndrim ekstrem që Covid-19 do të qëndrojë mes nesh aq ditë sa njerëz shohim pa maska. Mendoj se është një qëndrim i drejtë. pa njeriun virusi nuk mund të shumohet, nëse një grup njerëzish nuk e mbajnë maskën do të qëndrojë mes nesh dhe janë aleatë të virusit. Populli duhet të dijë se vetëm e fiton luftën, asnjë qeveri nuk do të jetë e fortë nëse vetëdijësohet vetë popullata?, u shpreh ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga