Politikë
Skandali i tokave në bregdetin e Dhërmiut/ Ben Blushi presion drejtësisë?

Në 2014, Presidenti i Republikës në atë kohë, Bujar Nishani, dekretoi në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, gjyqtaren Elona Mihali.
Kjo e fundit u emërua në një kohë kur mazhoranca qeverisëse kishte nisur zyrtarisht punën për reformën në drejtësi.
Mihali në Gjykatën e Vlorës, ka pasur në duar, dosje jo pak të rëndësishme. Një ndër dosjet ka qenë ajo skandalit të tokave në bregdetin e Dhërmiut. Në lidhje me këto prona, dyshohet se ka lidhje edhe ish kreu i LIBRA-s, sot Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi.
Emri i Blushit është denoncuar pak kohë më pare, konkretisht në Qershor të këtij viti, nga ish kryeministri Sali Berisha. Duke iu referuar disa të dhënave mbërritur në adresë të tij, ish kryeministri Berisha se gati 6 000 m2 tokë në bregdetin e Dhërmiut janë regjistruar falë presionit dhe shantazheve me dokumente të falsikuar në emër të dy pronarëve, njëri prej të cilëve është Ben Blushi.
Në fakt Top Channel me 19.09.2020, me anë të një kronike televizive, sulmonte gjykatën dhe prokurorinë e Vlorës, në lidhje me disa sipërfaqe tokash në bregdetin e Dhërmiut.
Sipas TCH, që drejtohet nga Ben Blushi, bëhet fjalë për skandalin se se si 546 000 m2 tokë që kanë qenë e konfiskuar nga shteti pas verifikimit se ishin marrë me falsifikim, po rimerren sërish duke hapur një proces të mbyllur pas 12 vitesh.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej me këtë dosje skandali që ka qenë në duar të gjyqtares Elona Mihali dhe dy kolegëve të saj. Gjithashtu nuk dihet se presioni i Blushit ndaj gjyqtares dhe të tjerëve, ka vijuar vetëm me kronikat në Top Channel apo dhe në forma të tjera.
Ajo që dihet është gjyqtarja Elona Mihali tashmë është zyrtarisht nën hetime nga Vettingu, ku do të filtrohet në tre kriteret.
CNA.al ka zbardhur pasurinë e gjyqtares Mihali, e cila burim të ardhurash ka vetëm pagën e saj. Ndërsa nuk rezulton të ketë as pasuri të tundshme as të patundshme.
Viti 2012 ( Deklarata fillestare)
Të ardhura nga bursa e shkollës së Magjistraturës, 42 700 lekë.
Viti 2012 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare, 194 840 lekë.
Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Tiranë, 1 050 856 lekë.
Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Tiran dhe Vlorë, 129 967 lekë dhe 1 011 476 lekë.
Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës për një botim në një reviztë shkencore, 35 640 lekë.
Të ardhura nga dietat dhe shpenzime udhëtime për trajnim dhe seminare, 37 500 lekë.
Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Vlorë, 1 099 595 lekë.
Të ardhura nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Për Shqipërinë, për një ekspertizë me vlerë, 29 969 lekë.
Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Vlorë, 1 048 231 lekë.
Pagesë si eksperte e sekretariatit teknik të Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, 29 869 lekë.
Të ardhura nga shkolla e Magjistratutës në cilësinë e lehtësueses, 7 373 lekë.
Të ardhura për shpenzime për pjesëmarrje në një trajnim në Luksemburg, 900 euro.
Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Vlorë, 1 122 794 lekë.
Të ardhura për dieta për pjesëmarrje në një trajnim në Hagë dhe Hollandë, 450 euro.
Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare në Vlorë, 1 054 396 lekë./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...