web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndalimi i mbledhjeve partiake dhe tubimeve/ Mediu-Ramës: Po shkon drejt një marrëzie totale

22 Nëntor 2020, 09:22, Politikë CNA

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka vijuar takimet nw rrethe, ku sot wshtw ndalur nw Kavajw.

Ne takimin me koridinatorwt Mediu e vuri thekson se PR së bashku me Partinë Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës, të bashkëpunojnë në çdo qendër votimi.

Sipas tij zgjedhjet e 25 Prillit nuk janë thjesht zgjedhje politike, por beteja kombëtare e shqiptarëve, për t?u rikthyer në rrugën Europiane.

?Rama po përdor çdo mënyrë për të manipuluar procesin zgjedhor. Në bashkëpunim me struktura korruptive, kriminale, përdorimin dhe presionin mbi administratën shtetërore, ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, në kundërshtim me rekomandimin e BE, dhe tani në emër të pandemisë COVID-19, kërkon të mos lejojë partitë politike, të kryejnë aktivitetin e tyre elektoral. Çdo gjë po shkon drejt një marrëzie totale, vetëm për të grabitur pushtetin.
?Në këto kushte, ne, po zhvillojmë takimin me Koordinatorët e Partisë Republikane në Kavajë, dhe në çdo zonë zgjedhore në Shqipëri.
?Eshtë e domosdoshme, që Partia Republikane, së bashku me Partinë Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës, të bashkëpunojnë në çdo qendër votimi.?, tha Mediu.

?Së pari: Për të ndaluar shkatërrimin e qëllimshëm të listës së zgjedhësve, që po bën qeveria, me zhvendosje të paligjshme të emrave dhe adresave.

Së dyti: Identifikimin e votuesve dhe mundësimin e votimit të tyre.
Së treti: Mbrojtjen e votës së tyre dhe ndalimin e blerjes, manipulimit të votës dhe intimidimit të votuesve.
?Opozita ka detyrimin, që në rrugën e saj të një qeverisje dhe Shqipërie Europiane, të bashkojë shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri dhe në çdo vend ku ata jetojnë.
Zgjedhjet e 25 Prillit nuk janë thjesht zgjedhje politike, por beteja kombëtare e shqiptarëve, për t?u rikthyer në rrugën Europiane, dhe për t?i dhënë fund një regjimi të korruptuar dhe antikombëtar, që po shkatërron, jo vetëm Shqipërinë, por edhe autoritetin e shqiptarëve në rajonin e Ballkanit.?, pohoi Mediu.





Lajmet e fundit nga