Fshehja e numrit të vdekjeve/ PD: Prokuroria dhe SPAK mos rrinë duarkryq
Ish deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se që nga dita e enjte...
Opozita shqiptare vijon të jetë mjaft kontradiktore sa i takon qëndrimeve të saj në raport me masat e ndërmarra nga qeveria për përballimin e koronavirusit. Teksa Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e së enjtes se qeveria ka fshehur qindra të vdekur me covid-19, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, disa muaj më parë akuzonte qeverinë se ka shtuar numrin e të vdekurve, për të ngjallur panik dhe justifikuar masat kufizuese.
Në 5 maj 2020, Monika Kryemadhi, deklaronte se të moshuarit kanë vdekur për shkaqe të tjera, por qeveria i ka shpallur si të vdekur nga COVID-19. Pra, në varësi të interesave politike, opozita një herë akuzon qeverinë se i fsheh dhe ul numrin e vdekjeve me covid dhe një herë se i rrit numrat.
Në 5 maj 2020, Monika Kryemadhi deklaronte se ?Edhe për ato persona që janë të vdekur ne nuk themi nëse kanë sëmundje të tjera shoqëruese apo jo. Ne nuk themi se sa persona të tjerë vdesin për shkak të sëmundjeve të tjera. Këta që ne i konsiderojmë të sëmurë me covid, a kanë vdekur nga covid apo kanë vdekur nga shkaqe të tjera dhe covid ka qenë një shkak tjetër anësor. Kjo ka pas ka një ristrukturim të strukturave të ekonomisë globale, por ne si Shqipëri, pavarësisht se liderin e kemi suprem, një pikë në oqean jemi. Një nga gabimet që ka bërë qeveria ka qenë vendosja e panikut dhe e terrorit psikologjik tek qytetarëve…. Struktura e vdekjes. Nuk duam numra. Arsyeja pse ka vdekur. Cila është arsyeja mjekësore e këtij personi që ka vdekur? Të paktën për periudhën e karantinës. Mua para ca vitesh mua më ka vdekur daja im nga gripi. Mos u merrni me numrin e të vdekurave. Djalli takoi Zotin dhe i tha që do të marr duke hedhur kolerën 100 mijë njerëz. Por kur ra kolera vdiqën 400 mijë. Kur e pyet Zoti pse vdiqën 400 mijë, ai tha 300 mijë vdiqën nga frika. Frika dhe paniku është një gabim shumë i madh?.
Gjashtë muaj më vonë, Lulzim Basha pretendon të kundërtën. Basha pretendon se për periudhën mars-tetor 2020 janë raportuar 509 vdekje nga covid, ndërsa sipas tij, janë 923 viktima nga covid-19.
?Që ky është fakt ne e kemi bërë edhe objekt bisedash. Normalisht Prokuroria duhet të vinte t?i merrte këto letra sonte këtu. Ne kemi edhe listat me emrat e plota. Me emra dhe mbiemra nga morgu?, tha Basha.
Ndërkaq, propaganda e opozitës është karakterizuar nga paradokse që në fillim të pandemisë, duke lëkundur besueshmërinë dhe seriozitetin e PD-LSI-së.
Në 23 shkurt 2020, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, reagoi ashpër kudër mbylljes së një shkolle për dy javë nga frika e koronavirusit, duke e konsideruar jetë veprim sipas përhapje paniku. Ndërkaq, pas mitingut që organizoi Presidenti Ilir Meta në 2 mars para Presidencën, PD-LSI akuzuan qeverinë se po vonohej me marrjen e masave mbrojtëse.
Gjashtë javë më vonë, opozita ndryshoi ?pllakën;, duke thënë se masat ishin të ashpra dhe të pajustifikueshme. Madje, në 21 prill 2020, përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi, duke kundërshtuar zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deklaronte se ?shifrat e Edi Ramës, 609 të identifikuar me virus dhe 26 të vdekur, nuk e justifikojnë aspak zgjatjen deri në qershor kur të tjerët me kriza të vërtetë shëndetësore po i zgjasin vetëm 3-4 javë?.
Ndërkaq, në 3 maj 2020, Partia Demokratike deklaronte se piku i covid-19 kishte kaluar. ?Qeveria, përtej çdo arsyetimi të logjikshëm, vazhdon të mbajë spitalet mbyllur për qytetarët. Kjo situatë është e pandryshueshme, megjithëse shifrat e prodhuara nga vetë qeveria, tregojnë se piku ka kaluar?, thuhet në deklaratën për shtyp të PD. Faktet tregojnë së qëndrimet e opozitës nuk kanë lidhje me realitetin dhe shqetësimin për pasojat e covid, por me llogaritë e saj politike./Shqiptarja.com
Ish deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se që nga dita e enjte...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reagur lidhur me akuzat e k...
Teksa ka marrë pjesë në procesin zgjedhor brenda partisë që ...
Prej orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të sotëm ka nisur proc...
Prej orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të shtune ka nisur pro...
Analisti Neritan Sejamini, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur ...
Zv.kryeministri Erion Braçe, ka sulmuar kryetarin e opozuitë...
Ky 35-vjetor aktorin Bes Kallaku e ka gjetur në kohë pandemi...
Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka sulmuar kryebashkiakun ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka treguar me...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar për dekla...
Analisti Agron Gjekmarkaj, i cilësoi si stisje akuzat e ngri...
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia dha detaje ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish mb...
Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin e Punë...
Kreu i PD, Lulzim Basha nuk heq dorë nga akuzat për fshehjen...
Tomor Alizoti, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike thot...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...