web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Po fsheh shifrat e viktimave me COVID"/ Rama i përgjigjet Bashës: Kjo shpifje më ndez gjakun!

21 Nëntor 2020, 17:19, Politikë CNA

Ashtu siç paralajmëroi dje, kryeministri Edi Rama ka dalë me një mesazh në lidhje me akuzat e opozitës për fshehjen e numrit të viktimave dhe publikimin e fotove nga morgu i Tiranës.

Rama tha se këto akuza vijnë nga një grup pakice që nuk bën gjë tjetër veçse sehir.

” Jam shumë i keqardhur që kjo dalje u provokua nga krejt e kundërta e karakterit të fortë dhe virtyteteve.

Teksa shumica e popullit bën më të mirën e vetë, një pjesë tjetër një pakicë e zhurmshme qëndron mënjanë, bën sehir, shan e akuzon, godet me gurë ata që qëndrojnë pa gjumë për të shpëtuar jetë njerëzish.

Nuk jam këtu për t’u ankuar për baltën apo pështymat nga pakica se mua të sharat e panumërta besojini ose jo më bëjnë më të fortë dhe më japin më shumë energji për të udhëhequr betejat tona.

Ka një ndryshim mes kritikave, sharjeve dhe shpifje, këto të fundit  më ndezin gjakun.

Shumë kush e quan arrogancë sjelljen time, por ndoshta duhet ta shohin si pjesë e pasionit të madh që më mban në këtë detyrë”, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga