web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koronavirusi nuk ka të ndalur/ Shifra alarmante në botë, Brazili tejkalon 6 milionë të infektuar

21 Nëntor 2020, 11:54, Kosova & Bota CNA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar gjithësej 11,895,876 raste me Coronavirus dhe 254,297 të vdekur, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Vijojnë të rriten shifrat dhe në Brazil i cili  ka tejkaluar pragun e gjashtë milionë njerëzve të infektuar nga Covid. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 38,397 raste të reja, dhe 552 vdekje duke e çuar totalin e viktimave në 168,613.

Meksika raportoi gjatë 24 orëve të fundit 719 vdekje të reja nga Covid, duke e çuar në total numrin e viktimave në 100,823. Në 24 orët e fundit ka pasur 6,426 raste të reja, duke regjitruar një total prej 1,025,969 rastesh. Me këto shifra, Meksika konfirmohet si vendi i njëmbëdhjetë në botë me më shumë infeksione dhe i katërti me vdekje më absolute, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Argjentina regjistroi 9,608 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1,359,042, ndërsa vdekjet kapën shifrën e 36,790.

Panamaja regjistroi 1,200 raste të reja me Covid-19 dhe 10 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, duke regjistruar një total prej 152,289 të infektuarish dhe 2,932 vdekje.

Situata vijon të mbetet shqetësuese dhe në Gjermani.  Ky vend shënoi 22,964 raste të reja të Covid-19 në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka kaluar 900 mijë.

Në 24 orët e fundit Bullgaria ka regjistruar 129 vdekje për shkak të koronavirusit duke e çuar numrin e viktimave në një total prej 2,778.

Pakistani ka regjistruar 42 vdekje dhe 2,843 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Ky është një rekord për vendin që nuk ka parë shifra kaq të larta që nga mesi i korrikut./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.rainews.it/dl/rainews/articoli/Coronavirus-In-Usa-altri-197-mila-casi-in-Messico-un-milione-di-contagi-49fe66dc-e87e-4ed7-94f2-8785e2a76365.html?refresh_ce





Lajmet e fundit nga