LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulm me armë në SHBA/ I riu qëllon pa drejtim dhe plagos 8 persona, panikosen qytetarët

21 Nëntor 2020, 11:00, Kosova & Bota CNA
Sulm me armë në SHBA/ I riu qëllon pa drejtim dhe plagos 8

Një sulm me armë ka ndodhur në një qendër tregtare në Wisconsin, SHBA në të cilën kanë mbetur të plagosur 8 persona, mes të cilëve një adoleshent.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, autori filloi të qëllonte rastësisht njerëzit duke lënë disa të plagosur në tokë.

Dëgjova të shtënat dhe pashë njerëz që vraponin dhe ulërinin. Unë thjesht mendova të largohesha sa më shpejt të ishte e mundur. Ishte e frikshme?, tha një dëshmitare për mediat lokale.

Një punonjës i një dyqani në qendrën tregtare tha që dëgjoi të paktën një duzinë të shtënash.

Policia e përshkroi autorin si një burrë të bardhë të moshës midis 20 dhe 30 vjeç. Zona e qendrës tregtare është mbyllur dhe dhjetëra makina policie po patrullojnë zonën.

Rreth tetëdhjetë agjentë janë të angazhuar në kërkimin e autorit i cili është arratisur nga vendi i ngjarjes. Asnjë nga viktimat nuk ndodhet në gjendje të rëndë për jetën./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.rainews.it/dl/rainews/articoli/uomo-spara-centro-commerciale-e-si-da-alla-fuga-feriti-wisconsin-78824e5c-407b-44f8-b57a-cd492b4c2e59.html?refresh_ce

Lajmet e fundit nga