web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyqtarët e rinj në rrugën e të vjetërve / Artan Jahollari, blen makinë me para dhuratë

20 Nëntor 2020, 12:11, Vetingu CNA

Gjyqtari i Pogradecit Artan Jahollari do t?iu nënshtrohet hetimeve-Vetting, për gjashtë vitet e karrierës në drejtësi. Jahollari, i cili përket brezit të magjistratëve 2013-2016, fillimisht e ka prekur sistemin gjyqësor nga Tirana dhe në vitin 2017 është transferuar në Pogradec.

Si të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në sistem, Jahollari do të kalojë në filtër në të tre kriteret, në atë të pastërtisë së figurës, anës profesionale dhe për kriterin e pasurisë.

Sipas formularit të vetdeklarimit, për pastërtinë e figurës rezulton se Jahollari, nuk ka pasur ndonjëherë probleme me ligjin. Sa i përket qëndrimit më shumë se një muaj jashtë vendit, sipas të njëjtit formular rezulton për gjashtë vite, Jahollari ka qëndruar në Greqi për turizëm. Bëhet fjalë për vitet 1996, 1997,2000, 2003,2013 dhe 2014.

Në lidhje me aspektin e pasurisë, të ardhurat e Jahollari rezultojnë vetëm nga paga. Ndër të tjera ai deklaron se ëhstë bashkëpronar në një tokë, pemëtore, prej 16 dynymësh.

Në vitin 2017, gjyqtari Jahollari ka blerë një Benz Mercedez me vlerë 6510 euro. Kjo shumë i dhuruar subjektit deklarues nga prindërit. Edhe gjyqtarët e rinj, duket se po ecin në rrugën e të vjetërve, kur është fjala për blerjen e pasurisë me para dhuratë.

Më poshtë po sjellim formularët e deklarimit të pasurisë së gjyqtarit Artan Jahollarit, depozituar në ILDKPKI.
Viti 2015 (Deklarata fillestare)

Tokë bujqësore në emër të babait.
Bursë si student në Shkollën e Magjistraturës, 52 000 lekë në muaj.
Kredi bankare 100 000 lekë. Pa shlyer 50 000 lekë.

Viti 2015
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar, stazhier në Tiranë, 30 000 lekë.
Kredi bankare 100 000 lekë. Pa shlyer 50 000 lekë.

Viti 2016
Tokë dhe pemëtorë në bashkëpronëse me sip 16 dynym.
Depozitë bankare, 13 483 lekë.
Gjendje llogarie, 136 153 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar dhe stazhier në Tiranë, 728 730 lekë dhe 272 910 lekë.
Kredi bankare 100 000 lekë. Shlyer.Overdraft 240 000 lekë.

Viti 2017
Tokë dhe pemëtorë në bashkëpronëse me sip 16 dynym.
Depozitë bankare, 6 337 lekë.
Blerë Benz Mercedez me vlerë 6510 euro. Kjo shumë i dhuruar subjektit deklarues nga prindërit.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë dhe Pogradec 728 730 lekë dhe 1 270 444 lekë.
Overdraft 240 000 lekë.

Viti 2018
Depozitë bankare, 6 337 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Pogradec 1 227 110 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga