web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dariel Sina, “asi nën mëngë” i Metës?/ KLGJ i dorëzon Gjykatën e Lartë, politikës

19 Nëntor 2020, 14:25, Vetingu CNA

?Më mirë bosh, se me shejtanin brenda?. Kështu deklaronte kryeministrri Edi Rama, sa herë një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, shkarkohej nga Vettingu.

Po duket se ?shejtanër?, ka me bollëk, të paktën sa për të mbushur Gjykatën e Lartë, po. Së fundmi , Këshilli i Lartë Gjyqësor, konfirmoi kandidaturën e Dariel Sinës për t?u bërë gjyqtar i lartë dhe tashmë ai pritet t’i nënshtrohet pikëzimit e më pas emërimit dhe drekretit të Presidentit.

Në media u raportua se Sina kishte marrë 5 vota pro dhe 4 kundër nga anëtarësia e KLGJ, e cila gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur presion të vazhdueshëm nga Presidenti Ilir Meta. Që në kohën kur Dariel Sina, që aktualisht mban pozicionin e Komisionerit Publik, ka aplikuar për të qenë pjesë e GJL, Presidenti Meta, herë pas here ka kërkuar llogari nga KLGJ se përse nuk i përshpejton procedurat.

Kujtojmë se në maj të këtij viti, Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga KLGJ informacione të detajuara, në lidhje me procesin për emrin e Dariel Sinës. Sërish në shtator 2020, Presidenti Meta, i është drejtuar KLGJ-së, duke i thënë se një situatë e tillë është e papranueshme.

?KLGJ ende nuk ka përfunduar procedurat e verifikimit dhe vlerësimit për plotësimin e 15 anëtarëve të tjerë të kësaj gjykate ku përfshihet dhe pozicioni i katërt në Gjykatën e Lartë, që duhet të plotësohej nga radhët e juristëve të spikatur,? shkruan Meta në letrën drejtuar KLGJ.

Që do të thotë se për Presidentin, Meta, Dariel Sina ishte jurist i spikatur, ndërkohë që rezulton se nuk plotëson kriteret ligjore dhe se në të kaluarën profesionale të paktën si Komisioner Publik, ka cene që e rrëzojnë në këtë aspekt. Në Shtator, 2020, Meta do të shkruante, ?se kishin kaluar katër muaj nga qëndrimi i KLGJ-së, ku në mënyrë të pashpjegueshme dhe të pamotivuar ligjërisht ende nuk kishte mundur të përmbyllë shqyrtimin e vetëm një kandidature të ngelur në garë për këtë vend vakant (vendi i katërt)?.

A është vërtet shqetësuar Presidenti Ilir Meta për ngritjen e Gjykatës së Lartë, apo është Dariel Sina njeriu i Metës, i cili do ti shërbejë nga Gjykata e Lartë?

KLGJ ka një mission të madh para vetes dhe nuk duhet t?ia dorëzojë Gjykatën e Lartë dhe asnjë lloj gjykate, politikës. Gjykata e lartë duhet të ketë 19 gjyqtarë dhe aktualisht ka vetëm tre, mes tyre nën kryetarin me kompetencat e kryetarit Sokol Sadushin, anëtarin Ervin Pupe dhe anëtarin Ilir Panda./CNA.al





Lajmet e fundit nga