SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Ndërsa gjithë dynjaja shqiptare këtej e andej kufirit, po trullosen mes gjullurdisë së akuzave se kush e shiti më shtrenjtë dhe më shpesh Kosovën dhe UÇK-në, të gjithë po harrojnë të shohin se çfarë po gatuhet në KQZ-në e Re.
Tre ditë më parë, në faqen e KQZ u publikuan tre rregullore/akte nënligjore të miratuara nga Komisioni Rregullator. Jashtë vëmendjes se opinionit publik edhe për shkak të inflacionit të debateve politike shterpë dhe që nuk cojnë e nuk sjellin ujë askund, KQZ-ja e Re dhe ajo që po ndodh aty, po kalon pa u vënë re. Janë të paktën 18 akte nënligjore që KQZ-ja e Re, duhet të miratojë dhe kolaudojë shumë kohë përpara datës kur fillon procesi aktiv zgjedhor. Para 3 ditësh në faqen e KQZ u shfaqën tre aktet e para!
CNA.al u interesua që të kuptojë se cilat janë procedurat që ndiqen nga Komisioni Rregullator për draftimin dhe shqyrtimin e akteve nënligjore në zbatim të Kodit Zgjedhor. Çështja merr një rëndësi të veçantë sa kohë që rregullat e reja do të mbajnë peshën e një procesi të pandodhur më parë. Me një KQZ të riformatuar, me formula llogaritjeje dhe formula shpërndarje mandatesh të reja, me skenë politike ku po shfaqen aktorë të rinj politikë e të tjera si këto. Kodi Zgjedhor njeh Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve (drejtues i administratës së KQZ), si zyrtarin që mbart përgjegjësinë e draftimit të akteve të reja dhe më pas vënien e tyre në dispozicion të Komisionit Rregullator për shqyrtim dhe miratim.
Nëse në faqen e KQZ-së së Re sot gjen 3 akte nënligjore, pyetja e parë që të vjen në mend është: pas 6 javëve që janë përmbyllur procedurat e Kuvendit, vetëm 3 herë kanë pasur kohë të mblidhen ata 5 anëtarë e Komisionit Rregullator?
Me këtë ritëm, kur bëhen gati edhe 15 (të paktën), aktet e tjera?
Ajo që zbuluam, në fakt është edhe më e çuditshme sesa kaq!
Pas interesimit tonë, rezultoi që sipas një marrëveshje të heshtur, anëtarët e Komisionit Rregullator, për çdo rregullore janë mbledhur më shumë se një herë.
Kodi Zgjedhor detyron që mbledhjet e Komisionit Rregullator të bëhen publike. Dhe në fakt ka ndodhur që tre nga mbledhjet kanë qene vërtet publike. Por vetëm tre! Për çdo rregullore, anëtarët janë mbledhur paraprakisht, 2 ose 3 herë të tjera. Në fund kanë vendosur që të thërrasin mbledhjen publike. Na duhet të besojmë se në 2-3 mbledhjet përpara mbledhjes publike, anëtarët me siguri kanë diskutuar për rregulloren e rradhës. Se e kemi të veshtirë të imagjinojmë që takoheshin për të folur për parashikimin e motit.
Por pse duhen 2-3 takime paraprake, përpara se të vendosin që te organizojnë mbledhjen publike siç Kodi Zgjedhor e kërkon?
Nëse kanë diskutuar për Rregulloren e rradhës, çfarë ka në ato biseda që duhet të mbeten “sekret”? Nëse në 2-3 mbledhje, që me sa duket qenkan informale, të gjithë anëtarët e Komisionit Rregullator njihen me draftin, pse u dashka pastaj herën e katërt kur e dinë qe po dalin në televizor, bëjnë sikur dëgjojnë kur Komisioneri ju prezanton (për herë të katërt?) draftin? Nëse në 2-3 takimet paraprake informale, diskutojnë secili nga anëtarët për nenet e draftit, pse pastaj herën e katërt kur e dine se po dalin në televizor, bëjnë sikur dëgjojnë njëri-tjetrin (për herë të katërt ?), kur rithonë (apo recitojnë?), ato gjëra që i kanë thënë edhe më parë në takimet informale?
Përse duhen 2-3 takime diskutimesh informale, kur Kodi flet për mbledhje PUBLIKE të Komisionit Rregullator?
Dhe më e rëndësishmja, ajo që paraqitet herën e katërt si mbledhja publike e Komisionit Rregullator të KQZ-së së Re, është mbledhja, apo teatri në ekran që anëtarët e Komisionit Rregullator u paraqesin shqiptarëve si takimi formal (më në fund) i 5 anëtarëve që aty përfaqësojnë PS-në, PD-në dhe LSI-në e dalë nga marrëveshja e datës 5!
Tani e tutje do të jemi pak më të vëmendshëm ndaj asaj që ngjet në KQZ-në e Re. Do shikojmë në ditët në vijim sesi disa aktorë, do dalin sërish në “mbledhje” live. Tani do e shijojmë më shumë spektaklin, pasi e dimë se për çdo shfaqje, secili prej pjesëmarrësve në proces ka bërë prova për ato që do të thotë kur të jetë shfaqja finale. Nëse ndjekim logjikën në fund duhet të besojmë se edhe “vendimet” janë ato për të cilat është rënë dakord gjatë provave.
Republika e Re nuk mbërriti dot tek shqiptarët! Mesa duket aktrimi si sport amator dhe teatri si mbushje kohe televizive, ka mbërritur në KQZ-në e Re!/CNA.al
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e sotme...
Besart Kadia, i cili mbante detyrën e sekretarit për Sipërma...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur sërish mbrëmjen e so...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për ...
Analisti Frrok Çupi ka “shpërthyer” në akuza ndaj presidenti...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar buxhetin e miratuar...
Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas deklaratës të bërë n...
Analisti Frrok Çupi ka ngritur akuza të forta ndaj politikës...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar men...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka regjistruar një padi ...
Partia demokratike, ka dale me një qëndrim zyrtar, ndaj Top ...
Deputeti Myslim Murrizi, ka mbajtur një fjalim të fortë ditë...
Deputeti i opozitës, Halit Valteri ka qenë i ftuar pasditen ...
Aleksandër Biberaj, ish-zv. president i Asamblesë Parlamenta...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi ka reaguar së...
Presidenti Ilir Meta bëri disa propozime për menaxhimin e pa...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ngritur dhe një ...
Presidenti Ilir Meta thotë se pandemia mund të vihet nën kon...
Ka disa ditë që Partia Socialiste dhe Televizioni Kombëtar, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...