LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqtarja me makinë të shtrenjtë dhe kredi/ 20 000 euro dhuratë, për të blerë shtëpi

17 Nëntor 2020, 09:58, Vetingu CNA
Gjyqtarja me makinë të shtrenjtë dhe kredi/ 20 000 euro

Gjyqtarja e Korçës Ariola Kristo, i është nënshtruar hetimeve  të Vetting që në muajin Dhjetor të vitit 2019.

Kur po bëhen gati rreth një vit nga hetimet ende, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka ende një epilog, për të thirrur në përballje, gjyqtaren Kristo.

Kjo e fundit, në media është lakuar edhe si ?viktimë? e dajës së saj gjyqtarit Stavri Kallço. Pasi ka pasur denoncime nga qytetarët se e njëjta çështje qëështë gjykuar nga Kallço në Apel dhe që është kthyer në shkallë të parë, është gjykuar nga gjyqtarja Kristo.

Në vitin 2016, Ministri i Drejtësisë në atë kohë, Ylli Manjani, urdhëroi nisjen e inspektimit, i cili përfundoi duke mos gjetur asnjë shkelje ligjore.

Sa i përket pasurisë, edhe gjyqtarja Ariola Kristo, është pjesë e listës së njerëzve të drejtësisë, që marrin dhurata mijëra euro, nga familjarët.
Por ndërkohë që marrin dhe këto lloj dhuratash, nga ana tjetër deklarojnë se janë të mbytur dhe në kredi.

Në deklaratën fillestare, të vetmen pasuri gjyqtarja Kristo deklaron një automjet.

Më vonë në vitin 2005, listën e pastundshmërive shtonnjë truall me sipërfaqe 159 m2 në Korçë, me vlerë 1 900 000 lekë, së bashku me një automjet të ri që ka kushtuar 470 000 lekë.

Në vitin 2006, ka shitur makinën e blerë një vit më parë në shumën 400 000 lekë dhe ka blerë një Benz Mercedez me vlerë 450 000 lekë.

Në vitin 2008 e ka shtuar pasurinë me njëbanesë me sipërfaqe 100 m2, me vlerë 7 000 000 lekë. Gjyqtarja deklaron se për të blerë këtë pronë, 20 000 euro ia kanë dhënë dhuratëprindërit e bashkëshortit. Gjithashti gjyqtarja deklaron edhe dy kredi, një në shumën 30 000 euro dhe një tjetër në shumën 2 500 000 lekë.

Edhe në vitin 2010, ka lëvizje të pasurisë së luajtshme, pasi ka shitur një makinë 700 000 lekë dhe blerë një tjetër 50 000 lekë. Por këtë deklaratë nuk e shoqëron me asnjë lloj sqarimi.

Ndër vite ka mbylluar dhe ka rimarrë kredi që shkon deri në 1 000 000 lekë.
Një blerje jo pak të shtrenjtë e ka bërë në vitin 2017, me një makinë që ka kushtuar 14 621 euro.

Për më tepër detaje po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Ariola Kristo pranë ILDKPKI-së.
Viti 2003

Veturë BMV
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 61 658 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si prokuror, 61 658 lekë.
Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 774 888 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si prokuror, 774 888 lekë

Viti 2005
Truall me sip 159 m2 në Korçë, me vlerë 1 900 000 lekë.
Makinë BMV me vlera 470 000 lekë.
Shitur një tjetër BMV, me vlerë 1 500 000 lekë,
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 767 232 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si prokuror, 767 232 lekë.
Shpërblime, 35 500 lekë.
Hua 1 500 000 lekë.

Viti 2006
Shitur automjeti, 400 000 lekë.
Blerë Benz Mercedez, 450 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 799 992 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si prokuror,799 992lekë.
Hua 1 500 000 lekë. Pa shlyer 800 000 lekë.

Viti 2007
Kredi 30 000 euro.
Pakësim (nuk kuptohet shkrimi), 800 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 64 449 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si prokuror,64 449 lekë.

Viti 2008
Blerë banesë me sip 100 m2, me vlerë 7 000 000 lekë.
Dhuratë nga prindërit e bashkëshortit, 20 000 euro.
Shtuar pasuri me vlerë 2 500 000 lekë. (nuk kuptohet shkrimi)
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 64 449 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si prokuror, 64 449 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 28 444 euro.
Kredi në vlerën 2 500 000 lekë. Pa shlyer 24 604 37 lekë.

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 795 334 lekë.
Shpërblimi, 9 000 lekë.
Të ardhura nga paga në një universitet privat, 80 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si prokuror,878 554 lekë.
Shpërblim për bashkëshortin 31 400 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 22 744 euro.
Kredi në vlerën 2 500 000 lekë. Pa shlyer 2 395 000 lekë.

Viti 2010
Shitur makina 700 000 lekë.
Blerë makinë, 50 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 849 763 lekë.
Shpërblimi, 9 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si prokuror, 936 550 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 19 067 euro.
Kredi në vlerën 2 500 000 lekë. Pa shlyer 2 318 647 lekë.

Viti 2011
Hua në vlerën 2 500 000 lekë.
Kredi në vlerën 2 500 000 lekë. Shlyer.
Shpenzime për lindjen e fëmijës, 1 290 euro.
Shpenzime për veshje 450 euro.
Overdraft në emër të bashkëshortit 140 000.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 759 306 lekë.
Shpërblim nga universiteti privat, 200 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si prokuror, 933 657 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 13 483 60 euro.

Viti 2012
Ritërheqje e overdraftit nga bashkëshortit në shumën 140 000 lekë.
Kursime 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 759 083 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si prokuror, 1 091 829 lekë.
Hua në vlerën 2 500 000 lekë. Pa shlyer 2 200 000 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 12 883 16 euro.

Viti 2013
Shlyer overdraft nga bashkëshorti, 140 000 lekë.
Kredinë ne vlerën 500 000 lekë.
Blerë automjet 400 000 lekë.
Kursime 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 951 205 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si prokuror, 1 024 544 lekë.
Hua në vlerën 2 500 000 lekë. Pa shlyer 1 900 000 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 12 216 82 euro.

Viti 2014
Kredi, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 1 165 520 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si prokuror, 1 256 643 lekë.
Hua në vlerën 2 500 000 lekë. Pa shlyer 1 900 000 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 7 660 euro.
Kredinë vlerën 500 000 lekë. Pa shlyer 140 271 lekë.
Kredinëvlerën 500 000 lekë. Pa shlyer 403 542 lekë.

Viti 2015
Mbyllur kredia e marrë në vitin 2014.
Marrë kredi, 1 000 000 lekë.
Llogari bankare në emër të djalit me vlerë, 314 419 81 lekë.
Llogari bankare në emër të djalit tjetër, 202 734 13 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 1 127 110 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si prokuror, 1 275 440 lekë.
Kursime kesh, 500 000 lekë.
Hua në vlerën 2 500 000 lekë. Pa shlyer 1 400 000 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 7 171 euro.

Viti 2016
Të ardhura nga interesat bankare në llogarinë e djalit, 5892 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare në llogarinë e djalit tjetër, 3 799 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 1 196 437 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si prokuror, 1 238 875 lekë.
Të ardhura nga KEMP-i i djalit, 90 600 lekë.
Hua në vlerën 2 500 000 lekë. Pa shlyer 800 000 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 6 612 euro.
Kredi 1 000 000 lekë. Pa shlyer 646 855 lekë.

Viti 2017
Të ardhura nga interesat bankare në llogarinë e djalit, 4 400 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare në llogarinë e djalit tjetër, 2 800 lekë.
Të ardhura nga shitja e automjetit, 500 000 lekë.
Blerë makinë në Gjermani, 14 621 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 1 295 363 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si prokuror, 1 298 000 lekë.
Të ardhura nga KEMP-i i djalit, 120 000 lekë.
Hua në vlerën 2 500 000 lekë. Pa shlyer 800 000 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 6 072 euro.
Kredi 1 000 000 lekë. Pa shlyer 344 910 lekë.
Kredi 1 000 000 lekë. Pa shlyer 921 044 lekë.

Viti 2018
Të ardhura nga interesat bankare në llogarinë e djalit, 6 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare në llogarinë e djalit tjetër, 4000 lekë.
Të ardhura nga dëmshpërblimi I një aksidenti në Greqi, 1 175 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 1 361 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si prokuror, 1 298 000 lekë.
Të ardhura nga KEMP-i i djalit, 124 000 lekë.
Hua në vlerën 2 500 000 lekë. Pa shlyer 800 000 lekë.
Kredi 30 000 euro. Pa shlyer 5 559 euro.
Kredi 1 000 000 lekë. Shlyer.
Kredi 1 000 000 lekë. Pa shlyer 430 784 lekë.Gjyqtarja me makinë të shtrenjtë dhe kredi/ 20 000 euro dhuratë, për të blerë shtëpi

Lajmet e fundit nga