web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk gjeti hapësira, futbollisti i ardhur me bujë largohet nga skuadra e Superligës

14 Nëntor 2020, 12:38, Sport CNA

Kastrioti këtë sezon ia ka dalë që në dy duele të Superligës të grumbullojë katër pikë, duke mbajtur vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Megjithë nisjen e mirë, te krutanët ka pasur ?firo? këtë fillim sezoni.

Alesio Abibi është larguar nga skuadra pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare. Ish-portieri i Tiranës në Superligë ka zgjidhur me konsensur marrëveshjen, duke u larguar drejt Italisë aty ku ka edhe familjen.

Edhe pse u afrua me bujë në verë, Abibi kërkoi para pak javësh largimin, gjë që edhe ka ndodhur. Më herët Abibi ka qenë pjesë e kombëtares së moshave dhe Tiranës, teksa në Itali ka luajtur me Cavese, Perugia dhe Avelino.





Lajmet e fundit nga