web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Lyl ke shkelur rregullat e sëmundjes”/ Braçe: Basha nuk dëgjohet asnjë moment

12 Nëntor 2020, 10:29, Aktualitet CNA

Zv.kryeministri Erion Braçe publikon një video të një mitingu të mbajtur nga kreu i PD Lulzim Basha në datë 30 maj 2020, në mes të pandemisë së Covid-19, kur këto aktivitete ishin të ndaluara.

Braçe shkruan se këto aktivitete nuk bëheshin në asnjë vend të Europës, ndërsa Basha i bënte në Shqipëri.

Sipas zv.kryeministrit, Basha ka thyer ligjet dhe ka shkelur brutalisht rregullat e sëmundjes.

?E I MBARUAR LYL, I MBARUAR! TI NUK DEGJOHESH NE ASNJE MINUTE TE CDO DITE TE VITIT! Por urdhero; 6 MUAJ ME PARE-30 MAJ, TI BEJE MITINGJE E THOJE FIKS KETO; Ne mes te #PANDEMISE, mitingjet ndaloheshin me ligj, konsideroheshin burim i forte infektimi, ndeshkoheshin si krim!

Nuk kishte udheheqes ne Evrope qe bente si ti, fliste si ti; Kudo, te tillet si ti, ndeshkoheshin, nuk faleshin sic u fale ti! Ke qe ne shkurt qe ben vec kete; Llallalllalla lart e poshte duke thyer ligje e shkelur brutalisht rregullat e semundjes; Shembull i lig e banal me idene kriminale se sa me shume te infektohen e sa me shume te humbin jeten, aq me shpejt kap ti karrigen e pushtetit perseri e perseri! Per ty shqiptaret duhen te semure ne fillim, te pajete sa me shpejt;

Ndryshe ti nuk ke cu thua, nuk ke cu jep, vec fjalise me idiote tipike per ty ama:

JU INFEKTON QEVERIA! Ndaj ti nuk degjohesh, asnje minute, asnje ore, asnje dite, sot e mot! Bej ndonje pune Lyl, bej ndonje pune?, shkruan Braçe. CNA.al/

 

 

 





Lajmet e fundit nga