web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama i përgjigjet sulmeve të opozitës/ Nxjerrin sharlatanë që flasin pa lidhje

11 Nëntor 2020, 10:22, Politikë CNA

Kryeministri Rama i është përgjigjur sulmeve dhe akuzave të opozitës ndërsa shprehet se ë po bëhet një përpjekje për nxirtur panik tek njerëzir. Gjatë konferencës që po zhvillon së bashku me ministren Manastirliu dhe ministrin Ahmetaj, kryeministri tha ndër të tjera që numrat e të infektuarve dhe të vdekurve po rritet kudo dhe ky nuk është faji i qeverisë.

E gjithë kjo është strategji politike nga opozita për të marrë një pushtet të cilën në kohën kur e kishin, sipas Ramës, e kanë shpërdoruar.

?Që qeveria po vjedh prandaj numri i infektimeve dhe vdekje po rritet është absurde. Numrat po rritet eksponencialisht kudo. Po vjedh kancelarja gjermane? Po vjedh presidenti francez? Është një absurd që vjen nga qëllimi ogurzi për të nxitur panik. Është e dënueshme si strategji politike për një pushtet që nuk kanë shan ta marrin, pasi e kishin dhe e shpërdoruan. Si mund të gënjehet në këtë farë feje. Si mund të organizohet një sulm çdo ditë në emër të opozitarizmit duke nxjerrë sharlatanë që flasin për gjëra pa lidhje. Shifrat botërisht tregojnë atë që është paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme. Një nga pasojat e futjes së këtij armiku të padukshëm është dhe nxitja për të vrarë vetën. Në Itali është regjistruar një numër i lartë i tentativa për të vrarë vetën, në Francë gjithashtu.” është shprehur Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga