web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Fati” i grave naftëtare/ Përparim Kabo publikon qendrimin e Vasilika Hysit, “nuk ia përton” përgjigjen e tij

2 Nëntor 2020, 13:28, Aktualitet CNA

Profesor Përparim Kabo iu drejtua dje me një letër të hapur nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi për gratë naftëtare.

Në letrën e tij, profesori i njohur, kërkon t?i jepet fund kësaj situate. Ndërkohë ditën e sotme, Kabo ka publikuar edhe përgjigjen që ka ardhur nga Vasilika Hysi.

Në letrën e saj ajo thekson se duhet të ndihmohen grevistët që të hyjnë në dialog sepse është rruga më e dobishme edhe për ato.

Ja pergjigjia e zonjes Vasilika Hysi…

Përshëndetje Përparim, uroj çdo gjë mirë në këto kohë të vështira!
Faleminderit për sensibilitetin si në shumë raste të tjera edhe për naftëtarët.
Situata e krijuar është shumë më komplekse nga sa mund të duket për shumë njerëz dhe nga ajo që ofron media.
Jam e sigurt që ju e dini që është marrëdhenie pune me një kompani private dhe pagat nuk janë paguar nga kompania. Kompania është në proces falimenti dhe për këtë ka praktikë ligjore dhe raste të mëparshme në gjykata se si veprohet.
Ju e kuptoni shumë mirë se shteti nuk mund të mbulojë pagat që nuk japin kompanitë private, ka nje risk të madh nëse do të pretendohej kjo gjithmonë.
Ndjeshmëria njerëzore është e lartë për këtë çështje dhe ka pasur diskutime edhe ne Kuvend.

Greva është e drejtë e çdo njeriu, por kompanitë private në proces falimenti me greva nuk ndërgjegjesohen.
Institucionet po e ndjekin situatën dhe ka pasur qëndrime publike.
Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit, në dijeninë time, e ndjekin cështjen në mënyrë të përditshme.
Sa për politikën, kemi folur shpesh bashkë për atë çfarë ndodh në vend, por momente si këto më beso janë përtej vullnetit të emrave të përveçëm që përmendni ju.
Shpresoj të gjendet një urë komunikimi dhe dialogu. Duhet te ndihmohen grevistet qe te hyjne ne dialog sepse eshte rruga me e dobishme edhe per ato.
Per këtë duhet te kontribojne te gjithe, edhe media, edhe shoqeria civile, edhe personitetet si Ju.
Qofsh mire dhe do dëgjohemi!…

Gjithashtu Kabo ka publikuar edhe përgjigjen e tij për Vasilika Hysin ku thekson se ai kërkon që shteti me mekanizmat e tij të dalë në krah të punetorëve.
Ndër të tjera ai thekson se zgjidhje ka dhe ato do gjenden por kjo heshtje e gjatë me muaj është përgjegjesia e juaj e parlamentit qeverisë.

Ja dhe pergjigjia ime per pergjigjen e saj….

E nderuar zonja Hysi Ju flm per pergjigjen, une personalisht e prisja, ndryshe nga disa qe dyshonin sepse une ua njoh vlerat dhe ndjeshmerit civile. Une personalisht nuk kerkoj as edhe ne letren e hapur , qe shteti te paguaj pagat, une kerkoj qe shteti me mekanizmat e tij te dali ne krah te punetoreve. Njeriu cdo dite ka nevoje per ushqim dhe ai blihet, ka nevoje per energji elektrike dhe uje, dhe per to duhet te paguaj, ka nevoje per ilace dhe per te blere libra e fletore per femijet, dhe per to duhen para.

Nuk jam une qe u jap mendim si zgjidhet, por zgjidhja ligjore eshte dhe duhet te jete e shkruar ne ate kontrate privatizmi kur ai privati e mori uzinen. Pra duhet te kete pika konkrete, se cfare ndodh edhe ne situaten e krijuar qe ju permendeni. Ne diskutojme flasin, shqetesohemi dhe ndrojme mendime , ato gra jane ne greve urie dhe ai qytetari europian apo deputeti ne parlamentin europian ben pyetje ndryshe…Ato jane nenat dhe motrat tona, jane gra zonja.

Kam pasur fatin te jetoj ne ate qytet Ballsh per rreth 1 muaj dhe kam qene ne ate uzine qe ishte super moderne. Ja disa shifra. Ze nje siperfaqe gati 900 ha. Atje pordhohej per konsum te brendeshem dhe per eksport. Ka pasur 7 hangare te medhenje me pjese ndrimi qe si thonin gjeje cdo gje, vetem sy njeriu nuk kishte. Punonin saldatore shume te zotet qe iken te gjithe jashte, kishte brigata mirembajtje ne te nxehte dhe ne te ftohte te makinerive deri te brigada e gjelberimit. Teknologjia ishte fjala e fundit e kohes. Nderkohe privatizohet dhe tani thuhet qe ai partneri stradegjik qe e mori eshte ne proces falimentimi. Po mire si do ti thote nena femijes kur skam mundesi te paguaj dicka, me fal mami se ai privati eshte ne proces falimentimi, ose mos i laj duart me sapune se harxhohet dhe nuk blejme dot tjeter se firma nuk na i jep pagat se eshte ne proces falimentimi. Njerezit duan pagat duan buken duan jeten. Perball ketyre kerkesave ska me justifikime…Zgjidhje ka dhe ato do gjenden por kjo heshtje e gjate me muaj eshte pergjegjesia e juaj e parlamentit qeverise dhe deputeteve te zones, e zyres se tatimeve dhe taksave, bankave dhe organeve te tjera shteterore. Kompanite falimentoje por populli nuk mund te falimentoje…Ju flm per pergjigjen por une dhe qytetaret atje ne Ballfsh dhe ne te gjithe vendit presim zgjidhjen…!
Me respekt Perparim Kabo

o2 .11. 2o2o





Lajmet e fundit nga