web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kultivonin lëndë narkotike/ Policia përfundon pas 4 muajsh operacionin, 14 persona të përfshirë

1 Nëntor 2020, 09:33, Kronika CNA

Pas një hetimi 4-mujor, është finalizuar operacioni policor i koduar ?Gomeni?, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa janë ekzekutuar 14 masa për personat e përfshirë. Përmes një njoftimi, Policia bën me dije se për 8 shtetas është dhënë masa e sigurisë ?arrest me burg?, për 4 shtetas është dhënë masa ?arrest shtëpie?, ndërsa për 2 të tjerë detyrim paraqitje.

Kultivonin kanabis në Zall Herr, vendosen 14 masa sigurie për të arrestuarit

Finalizohet pas një hetimi 4-mujor operacioni policor i koduar ?Gomeni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Sektorin e Forcës së Posaçme ?Shqiponjat?, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Ekzekutohen 14 masa sigurie.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për disa shtetas që merreshin me kultivimin e bimëve narkotike, kryesisht në zonën e Njësisë Administrative Zallherr, në malin e Gomenit, u referuan materialet në Prokurori, ku u regjistrua dhe procedimi penal.

Pas një hetimi katërmujor, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Sektorin e Forcës së Posaçme ?Shqiponjat?, finalizoi me sukses operacionin policor ?Gomeni”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar, ka caktuar masat e sigurimit për 14 personat nën hetim, konkretisht:

Masën ?Arrest në burg? për 8 shtetas:

Masën ?Arrest në shtëpi? për 4 shtetas:

Masën “Detyrim për t?u paraqitur në Policinë Gjyqësore” për shtetasin F. H., 39 vjeç, si dhe për shtetasin A. H., 38 vjeç, i cili nuk është gjetur në banesë?, thotë Policia.

Sipas Policisë, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, gjatë vitit 2020, në zona pyjore afër fshatit Herraj, në malin e Gomenit dhe në zona të tjera të Njësisë Administrative Zallherr, Tiranë, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar në periudha të ndryshme kohore gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Ndërkohë që vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike? kryer në bashkëpunim.





Lajmet e fundit nga