Connect with Us

Nga Klodian Tomorri/ Afera e dyfishtë e incineratorit 

Politikë

Nga Klodian Tomorri/ Afera e dyfishtë e incineratorit 

Publikuar

-

Nga Klodian Tomorri/ Afera e dyfishtë e incineratorit 

Në qershor të vitit 2015, qeveria miratoi një vendim, i cili detyron shoqëritë e ndërtimit, por edhe qytetarët privatë, që akumulojnë mbetje inerte, t’i dorëzojnë ato në landfille. Në pikën 15 të vendimit, thuhej se dorëzimi i mbetjeve bëhej kundrejt tarifës së propozuar nga operatori dhe të miratuar nga njësia vendore.

Në atë kohë askush nuk e kuptoi se çfarë po luhej, madje as vetë ndërtuesit. Landfilli i Sharrës ishte ende shtetëror, ndërsa venddepozitimet e përkohëshme funksionin pa pagesë. Por vendimi ishte me qitje të largët dhe synonte krijimin e një biznesi gjigand, por edhe unik në botë; monopolin e dherave.

Në fund të vitit 2017, qeveria miratoi kontratën e koncesionit për incineratorin e Tiranës. Pak muaj pasi landfilli i Sharrës kaloi në menaxhim privat, policët e Erion Veliajt dhe inspektorët e mjedisit u vërsulen në tufa në të gjitha kantieret e ndërtimit. Arsyeja e ofensivës ishte detyrimi i ndërtuesve që dherat e dala nga gërrmimet t’i dorëzonin në landfillin e Sharrës. Por jo falas. Për çdo ton dhe të dorëzuar në landfill, ndërtuesit duhet t’i paguajnë koncesionarit të Sharrës tarifën 480 lekë, ndërsa për inertet e tjera të ndërtimit paguhet 900 lekë për ton.

E gjithë procedura se si u propozuan dhe u miratuan tarifat u mbajt larg syve të publikut. Por prej dy vitesh, Bashkia e Tiranës ka ngritur në këmbë monopolin më grabitqar dhe më absurd në historinë e njerëzimit.

Nëse një ndërtues ka dy kantiere paralele ndërtimi, në njërin prej të cilëve nxjerr dhe nga toka, ndërsa në tjetrin ka nevojë për mbushje, ai nuk mund të transportojë dheun nga kantieri i parë tek i dyti. Për ta bërë këtë ka vetëm një zgjidhje. Dherat e nxjerra nga kantieri i parë duhet t’i depozitojë në landfill duke i paguar koncesionarit 480 lekë për çdo ton. Më pas të njëjtin dhe që e dorëzoi ta blejë nga koncesionari duke paguar sërish tarifë. Me pak fjalë, Bashkia e Tiranës ka ngritur një monopol, i cili detyron qytetarët të paguajnë edhe kur shesin edhe kur blejnë.

Ky është një biznes gjigand, i cili luan miliona euro në vit. Dhe gëzon mbrojtje të fuqishme shtetërore. Monopoli nuk ndalet vetëm tek shoqëritë e ndërtimit, por shtrihet kudo, edhe tek individet. Nëse një qytetar hap një gropë në oborrin e tij privat, gjasat janë që brenda 10 minutave aty të mësyjë mënjehërë policia bashkiake për ta detyruar që të transportojë dheun në landfill.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Biznesi pervers i testimeve me pagesë

Aq e fuqishme është mbështetja e Bashkisë për këtë biznes, sa që mes ndërtuesve qarkullon një anektodë. Vendi më i sigurtë sot në Shqipëri është te jesh afër një kantieri ndërtimi ose një kamioni që transoporton dhe. Minimalisht, pas kamionit do të jenë dy makina të policisë Bashkiake, të cilat kanë vetëm një detyrë. Ta përcjellin kamionin në landfill derisa të paguajë paratë tek koncesionari.

Bashkia e Tiranës është aksionerja kryesore e ujësjellësit. Por mbi 60 për qind e ujit në Tiranë, nuk tarifohet, pasi vidhet ose humbet në rrjet. Në landfillin e Sharrës, aksioneri është privat. Por falë policisë bashkiake, në Tiranë nuk humbet asnjë ton dhe i patarifuar. Kjo i thotë të gjitha.

Por absurdi nuk ndalet këtu. Darët e monopolit të dherave nuk bien vetëm mbi ndërtimet private, por edhe ato publike. Sot qytetarët e Tiranës paguajnë tarifën e dheut për çdo rrugë, shkollë, spital apo çdo vepër tjetër publike që ndërtohet. Kjo është dhe një nga arsyet kryesore se pse sot gërrmohet në çdo cep të Tiranës. Për të ushqyer monopolin më absurd të ngritur ndonjëherë në historinë e njerëzimit me arkitekt Bashkinë e Tiranës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjermania dhuron 200 palë këpucë/ Kikia “bën për një lek” drejtuesit e policisë: Po një fije turpi nuk keni

Publikuar

-

Nga

Gjermania dhuron 200 palë këpucë/ Kikia “bën për një lek” drejtuesit e policisë: Po një fije turpi nuk keni

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër për lajmin se Policia Federale gjermane i ka dhuruar forcave RENEA dhe grupit të gatshëm të policisë së Tiranës 200 palë këpucë.

Kikia i kërkon llogari drejtuesve të policisë dhe deklaron se është e turpshme të pranohet diçka e tillë dhe për më tepër të bëhet lajm.

Ai shtron pyetjen nëse Shqipëria është vërtet kaq e mbaruar dhe e grisur, sa as këpucë për ushtarët e policët nuk blejnë, apo bëjnë.

Po një fije turpi a nuk keni?

Kur ne u pranuam në NATO, ushtarët tanë shkonin në repart dhe merrnin atlete me vete nga shtëpia, pasi nuk kishin këpucë. Kur ne duam të hyjnë në BE, serish “opingat” na i sjellin ndihmë.

Në fakt të pranosh ndihma nuk ka gjë të keqe. Por një repart policie, mund të pranojnë ndihmë asistencën e specialistëve që nuk e kemi dot, apo paisje teknike e teknologjike, apo armatime, që sërish nuk i kemi e nuk i prodhojmë dot.

Por jo këpucë. 200 palë këpucë. Jo dreqin, se është dhe e turpshme sepse ne e bejme edhe lajm, pale.  Jemi bërë më keq se ajo familja e vobektë e lagjes, të cilës fqinjët i dërgojnë rrobat e vjetra, që nuk u vijnë më fëmijëve. E di që do të thoni:

-Po edhe ne të varfër jemi, çka se na falin ndonjë palë këpucë?

E di që jemi të varfër, por nuk duhet të ishim as kaq të varfër, as të varfër. Këpucë na sillnin edhe qëmoti, kur luftonim kundër gjermanëve, na i hidhnin anglezët me parashutë. Këpucë na sjellin edhe gjermanët sot, kur s’luftojmë me askënd. A jemi vërtet kaq të mbaruar e të grisur, sa as këpucë për ushtarët e policët nuk blejmë, apo nuk bëjmë dot?”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndihmë e pakursyer e policisë gjermane, nga plani “Marshall” te plani “Kapterr”

Publikuar

-

Nga

Ndihmë e pakursyer e policisë gjermane, nga plani "Marshall" te plani "Kapterr"

Policia Federale Gjermane i ka dhuruar njësisë speciale RENEA 200 palë këpucë shërbimi, të cilat kanë vlerën e 30 mijë eurove.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe gazetari Ylli Dylgjeri i cili përmes ironisë shkruan se angloamerikanët gjatë luftës së 2-të botërore që na hidhnin nga qielli kepucë vetëm për këmbën e majtë, janë gjermanët tashmë që gjatë luftës me kovidin po na dhurojnë nga toka 200 palë këpucë të kompletuara, të majta dhe të djathta për policinë.

Ndërkaq, ai nuk ngurron të tallet dhe me deklaratën e pasanikut, Fatmir Hysenbelliu i cili në një deklaratë për mediat është shprehur se zotëron 400 palë këpucë.

Ndihmë e pakursyer e policisë Gjermane, nga plani “Marshall” te plani “Kapterr”

Ndryshe nga angloamerikanët gjatë luftës së 2-të botërore që na hidhnin nga qielli kepucë vetëm për këmbën e majtë, janë gjermanët tashmë që gjatë luftës me kovidin po na dhurojnë nga toka 200 palë këpucë të kompletuara, të majta dhe të djathta për policinë.

Duke i falenderuar i kujtojmë dhurruesve se vetëm djali i zotit Irfan Hysenbelliu zotëron në inventarin e shtëpisë se Tij 400 palë këpucë, të të dyja këmbëve, dhe është po kaq i gatshëm tja dhurojë Renea – s bashkë me çorape.

Njeherësh i kujtojmë policisë gjermane se policia shqiptare i blen sot kapelet me tender 350 euro.

Ju faleminderit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mark Marku paralajmëron qytetarët/ Rama do tentojë të manipulojë zgjedhjet

Publikuar

-

Nga

Mark Marku sulmon Hajdarin dhe Murrizin/ Po i shërbejnë aq shumë Ramës, sa po ndëshkojnë dhe veten

Një parlajmërim të fortë ka bërë sot pedagogu Mark Marku, teksa ka qenë duke folur për politikën dhe zgjedhjet e 25 prillit.

Marku pretendon se Rama do të tentojë të manipulojë zgjedhjet parlamentare, duke ndryshuar numrin e votive apo kutitë e votimit.

Mendoj se Rama po e mohon dhe ka prirje që tua mohojë qytetarëve shqiptarë të drejtën për të votuar në mënyrë demokratike në zgjedhje. Kjo shihet që tek ndryshimet në kodin zgjedhor apo përpjekjet për të kontrolluar mediat, ku gjithçka po e çon tek miqtë e vetë, edhe paranë.

Ai po bën veprimet e mundshme që të ndikojë, se manipulon dot votën në vetvete. Mund të manipulojë numrin e votave dhe kutitë e votimit. Vetë qytetarët duhet të përgatiten se ‘nuk do të ketë manipulim votash’”, deklaroi pedagogu në News 24./ CNA.al

LEXO TE PLOTE