Rusia regjistron 346 viktima në 24 orët/ Shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë
Rusia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve nga COVI...
Një javë para ditës së zgjedhjeve, Presidenti Trump dhe rivali i tij demokrat, Joe Biden po vizitojnë shtete të lëkundura në përpjekje të ethshme për të forcuar mbështetjen për të fituar më 3 nëntor.
Aktivitetet e planifikuara reflektojnë intensitetin e garës, ku zoti Biden kryeson me 7-9% në shkallë kombëtare dhe afro gjysmën e asaj epërsie në shtetet e lëkundura që ka të ngjarë të vendosin rezultatin përfundimtar.
Të martën presidenti po zhvillon fushatë në Miçigan, Uiskonsin dhe Nebraska, tre shtete ku ai fitoi në garën e 2016-ës përballë rivales Hillary Clinton.
Por anketat tregojnë se këtë radhë presidenti renditet pas zotit Biden në Miçigan dhe Uiskonsin.
Zoti Biden, në dukje plot vetëbesim nga anketat e fundit, do të bëjë dy ndalesa në Xhorxhia, një shtet konservator që nuk ka mbështetur një kandidat demokrat për president që në vitin 1992. Anketat tregojnë se dy kandidatët janë aktualisht me mbështetje të barabartë në një garë të fortë për 16 votat elektorale të shtetit Xhorxhia.
Në shumicën e shteteve, fituesi i votës popullore merr të gjitha votat elektorale. Të dy kandidatët shpresojnë që të fitojnë në një numër të mjaftueshëm shtetesh për të marrë një total prej të paktën 270 nga 538 votat e Kolegjit Elektoral.
Megjithëse Presidenti Trump e humbi votën popullore katër vjet më parë dhe sipas anketave mund ta humbasë përsëri këtë radhë, ai ka gjasa të marrë numrin e nevojshëm të votave elektorale nëse siguron fitore në shtete të lëkundura ku ai po bën fushatën intensive këto ditë.
Katër vjet më parë, zoti Trump fitoi me diferencë të ngushtë në Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsin, të cilat tradicionalisht kanë votuar për demokratët. Presidentit i duhet fitorja në një shtet si Pensilvania që ka 20 vota elektorale, si dhe të përsërisë fitoren në shtetet që fitoi në 2016 për të arritur fitoren.
Analistët parashikojnë një numër formulash që çojnë në fitoren e zotit Biden, përfshirë fitoren në Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsin, përveç fitores në shtetet tradicionale demokrate.
Këtë javë, zoti Biden do të shkojë në Ajova, një tjetër shtet që votoi për Presidentin Trump në 2016. Kandidatja demokrate për nënpresidente, Kamala Harris do të vizitojë Arizonën ku sipas anketave zoti Biden kryeson aktualisht, si dhe Teksasin, ku presidenti është në epërsi. Teksasi me 38 vota elektorale ka peshë të konsiderueshme në zgjedhje.
Ish-nënpresidenti Biden duket se ka nxjerrë mësime nga gabimet e zonjës Clinton në 2016, kur ajo nuk bëri një ndalesë të minutës së fundit në Uiskonsin. Zoti Biden do të shkojë në Uiskonsin këtë javë, si dhe në Miçigan dhe në shtetin e fuqishëm të Floridës.
Presidenti zhvilloi fushatë në Lansing, Miçigan të martën duke theksuar mbështetjen e administratës së tij për industrinë e automjeteve, para se të nisej për një qytetin Uest Sejlëm të Uiskonsinit dhe më pas në Omaha të Nebraskës në mbrëmje.
Gjatë aktiviteteve para mbështetësve, presidenti ka kritikuar median duke thënë se përqendrohet më shumë se është e nevojshme tek koronavirusi, ndërkohë që ka premtuar se do ta rimëkëmbë ekonominë e dërrmuar nga pandemia./VOA
Rusia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve nga COVI...
Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rezultuar pozitiv...
Mjekët reanimatorë paralajmërojnë për mungesën e 3500 deri n...
Një studim i ri britanik tregon se antitrupat që luftojnë Co...
Dy persona të rritur dhe dy fëmijë kanë vdekur pas fundosjes...
Me 71,41% është rritur numri i rasteve të vdekjes në Maqedon...
Kancelarja Angela Merkel të martën u bëri thirrje gjermanëve...
Një total prej 352 makinave të vjedhura janë konfiskuar teks...
Studiuesit e qeverisë amerikane thonë se një ilaç eksperimen...
Mbështetja që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri nd...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se kët...
Sfiduesi demokrat Joe Biden po e akuzon presidentin se është...
Deklaratat e Donald Trumpit këto vite kanë sjellë një ftohje...
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliv...
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësi...
Mjekët e dhjetë spitaleve të Liege, në Belgjikë, janë thirru...
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar Joe Biden pasi ...
Mijëra njerëz i bllokuan rrugët në Poloni, për të pestën dit...
Në Këln të Gjermanisë është gjetur një bombë e pashpërthyer ...
Me rritjen sërish të rasteve me koronavirus në Shtetet e Bas...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...