web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pesë shqiptarë në fushë, Lokomotiva harron të fitojë pas kthimit nga COVID-19

28 Tetor 2020, 19:40, Sport CNA

Ditë debutimesh te Lokomotiva e Zagrebit e sigurisht që ishin debutime të futbollistëve shqiptarë që kjo skuadër ka afruar kohët e fundit në radhët e saj. Në radhët e klubit kroat, sot kanë veshur për herë të parë fanellën e tij ish-mbrojtësi iI Kukësit, Edis Maliqi, si dhe Françesko Tahiraj, i cili mbylli kontratën me Hajdukun e Spliti.

Lokomotiva nuk kishte zbritur në fushë prej 3 javësh, për shkak të infektimit të një numri të madh futbollistësh të saj me COVID-19 e kjo kishte shtyrë debutimin e lojtarëve shqiptarë të cilët u ishin bashkuar Çokajt, Mersinajt, Tucit dhe Kallakut në radhët e skuadrës së parë.

Në ndeshjen e sotme ndaj Slaven Belupos, në fushë nga minuta e parë ishin Kallaku, Çokaj, Tuci dhe Maliqi, i cili pati mundësinë të luante menjëherë si titullar në radhët e skuadrës së re. Ndërkohë, në pjesën e dytë, në fushën e lojës ishte Tahiraj, i cili pati gjithashtu minuta në dispozicion. Por Lokomotiva nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, edhe pse krijoi disa raste për shënim, duke bërë që sfida të mbyllej në barazimin 0-0 duke lënë nënkampionët e Kroacisë përsëri në vendin e parafundit në renditje pas një starti aspak të mirë të kampionatit.





Lajmet e fundit nga