Connect with Us

Shkeljet e rënda me inceneratorin e Tiranës/ KLSH ngre alarmin për një skemë tjetër kriminale

Politikë

Shkeljet e rënda me inceneratorin e Tiranës/ KLSH ngre alarmin për një skemë tjetër kriminale

Publikuar

-

Shkeljet e rënda me inceneratorin e Tiranës/ KLSH ngre alarmin për një skemë tjetër kriminale

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku vijon të hedhë akuza të forta ndaj qeverisë, në lidhje me koncesionin e inceneratorave në Shqipëri.

Ish-deputetja Tabaku, ka nxjerrë sot raportin e KLSH-së, për inceneratorin e Tiranës, për të cilin thotë se ngre alarmin për një skemë tjetër kriminale edhe më të rëndë se vjedhjet me inceneratorn e Fierit dhe Elbasanit.

Një analizë e ftohtë e KLSH në lidhje me kontratën koncesionare të inceneratorit të Tiranës, e dhënë 30 vjet një kompanie me aksionerë të panjohur në parajsa fiskale dhe pjesa tjetër e zotëruar nga Klodian Zoto, ngre alarmin për një skemë tjetër kriminale edhe më të rëndë se vjedhjet me inceneratorn e Fierit dhe Elbasanit.

Shqiptarët  do të paguajnë shtesë 104 milionë euro vetëm nga indeksimi i inflacionit dhe mosllogaritja e saktë e volumit të plehrave. Kjo do të thotë që vlera e kontratës se operimit për incineratorin e Tiranës do të shkojë në 300 mln euro dhe jo 223 milionë euro, sa mashtron Ministria e Financave

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit theksohet se kontrata për inceneratorin e Tiranës ia kalon të gjithë rrezikun taksapaguesit shqiptar. Më konkretisht, nëse kompania e inceneratorëve nuk arrin të sigurojë mbetjet e garantuara në kontratë, do të jenë shqiptarët ata që do të paguajnë për fitimin e inceneratorit.

KLSH thekson se tejkalimi i sasisë së plehrave vendos në rrezik Buxhetin e Shtetit për pagesat, si dhe rrit fitimet e koncesionarit në mënyrë të pakufizuar.”-tha Tabaku.

Më tej, ajo deklaroi se këto pagesa më të larta, për shkak të sasive më të larta të mbetjeve, përkthehen në fitime marramendëse për koncesionarin në parajsë fiskale. Është ky përcaktim korruptiv në kontratë, kundër interesit publik, që ka sjellë rritjen e pagesave për incineratorin nga buxheti i shtetit, nga 7 milionë euro në fillim, në 11 milionë euro.

KLSH ka zbuluar se në kostot e inceneratorit të Tiranës mungon zëri i shpronësimit të tokës private në të cilin ai do të shtrihej. Kjo zë 40% të të gjithë sipërfaqes së territorit të projektit me vlerë shpronësimi 214.5 milionë lekë, por auditimi tregon se kosto është fshehur dhe nuk përfshihet në projekt.

Ministria e Financave, e drejtuar nga Arben Ahmetaj, ka bërë çdo veprim që favorizon incineratorin e Tiranës kundër interesit publik. Në funksion të mbushjes së llogarive bankare në parajsa fiskale, Ministria e Financave ka anashkaluar tavanet buxhetore, që duhen ruajtur ruajtur me ligj, duke çuar paratë lumë dhe pa kufizime tek biznesini mafias së plehrave.

Ajo që KLSH vëren vazhdimisht në analizën e këtij koncesioni/PPP është se Ministria e Financave

ka bërë përherë një sy qorr kur vjen puna tek kostot e fryra apo të fshehura.  Sipas KLSH-së, më shumë se 61 milionë euro kosto të paraqitura në studimin e fizibilitetit janë të paargumentuara, duke çuar në rritjen artificiale të tarifës së shërbimit.

Kjo do të thotë se çmimi prej 29 euro për çdo ton mbetje që sot paguajnë qytetarët e Tiranës është pasojë e një kontrate korruptive, e hartuar për të vjedhur miliona euro çdo vit. Nga plehrat, nga skrapi dhe energjia që do të shesin, pronarët e panjohur të inceneratorit të Tiranës kanë siguruar nga kjo kontratë një fitim të pastër, pa asnjë rrezik, të mbuluar nga taksat e shqiptarëve,  mbi 120 milionë euro.

KLSH ngre pikëpyetje mbi mënyrën sesi institucionet përgjegjëse buxhetore pranuan koncesionin e propozuar nga kompania private, duke injoruar shkallën e lartë të rrezikut që përbën ky projekt për buxhetin e shtetit.

Me raportin e tij të pavarur, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka folur qartë: Qeveria e miratoi incineratorin e Tiranës, megjithëse shumat e parashikuara për pagesën e projektit ishin të papërballueshme.

Për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion çështja është shumë e thjeshtë. Dokumentat janë në çdo zyrë të shtetit. Duhet pak vullnet i mirë për të vënë drejtësinë në vend, që paratë e shqiptarëve të mos shkojnë në parajsa fiskale, por të shkojnë për hapjen e vendeve të reja të punës.

Është në nderin e SPAK të bëjë tani transparencë, hetojë pa asnjë vonesë dhe në pavarësi të plotë aferën korruptive më flagrante të qeverisë dhe kryeministrit në ikje!”-tha Jorida Tabaku./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mediu bëhet nostalgjik/ Kujton historinë me ish-Presidentin Bush: E puthën kamarierët në faqe

Publikuar

-

Nga

“Të bashkohemi kundër Ramës”/ Mediu thirrje Metës të shpërndajë Parlamentin

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është bërë nostalgjik mbrëmjen e sotme, teksa ishte duke folur për zgjedhjet në SHBA dhe për politikanët amerikanë.

Ai tha se politikanët amerikanë dallojnë shumë me ata europianë, ndërsa për të mbështetur këtë deklaratë, tregoi dy ngjarje që i kishin mbetur në mendje gjatë vizitës së ish-Presidentit Xhorxh Bush në Shqipëri, në vitin 2007.

Mediu tregoi se gjatë një darke një nga kamarierët e restorantit ku ata po hanin kërkoi që të puthë në faqe ish-Presidentin dhe pas tij e puthën të gjithë kamarierët.

Madhështia e politikanëve amerikanë është raporti njerëzor që ata krijojnë me njerëzit. Ka një diferencë të madhe mes politikanëve europianë dhe ata amerikanë. Raportin njerëzor e kanë shumë të rëndësishëm, të japë dy shembuj. Një moment kur ishin në takim me Presidentin Bush dhe ishte zoti Berisha, ishim për drekë. Ndër të tjera, një nga kamarierët i thotë zotit Berisha, a mund ta puth në faqe Presidentin amerikan. Berisha ngeli i shtrënguar në atë moment. Presidenti Bush tha çfarë kërkon ai, do që të të puthë në faqe. Po mirë tha le të vijë. Më pas të gjithë kamarierët burra dhe gra erdhën për ta puthur. Tha të lutem hiqe pak kamerën se po doli kjo foto në SHBA nuk e di se çfarë do bëhet“, u shpreh kreu i PR-së në Report Tv, ndërsa tregoi edhe një episod tjetër të takimit.

LEXO EDHE:  E vërteta në pak shifra/ Buxheti ka para, por i ka për oligarkët jo për shqiptarët

LEXO EDHE:  Basha zbulon qeverinë hije/ Emrat që presin postet

Djali im ishte i vogël në atë kohë dhe ishte mësuar se unë do t’i çoja ndonjë autograf. Më tha a mund t’i marrësh një autograf Bushit. Kur ishim të ulur, e pyeta a është e mundur të ma japësh. Ai me mirësinë e vetë më thotë, se si e quajnë djalin. Ma nënshkroi dhe ma dha. Kur u larguam më tha bëji të fala djalit. Unë i thashë djalit ke të fala nga Presidenti, ai mu përgjigj ku më njeh mua ai. Raporti njerëzor i tyre dhe sidomos vlerësimi që kanë pasur me shqiptarët është jashtëzakonisht e vlefshme. Ruajtja e këtyre raporteve krahas atyre politike është e vlefshme“, rrëfeu Mediu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Parlamenti voton me shumicë dërrmue/ Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon

Publikuar

-

Nga

Parlamenti voton me shumicë dërrmue/ Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon

Parlamenti grek ka votuar me shumicë dërrmuese zgjerimin e detit territorial me 12 milje në Jon.

284 deputetë votuan pro projekt-ligjit që tashmë i jep Greqisë 13 mijë metra katrorë territor më shumë, ose një zgjerim em rreth 10% të totalit që ka.

Ky është vetëm hapi i parë i Greqisë, pasi tashmë mbetet çështja e zgjerimit të ujërave territorialë me Shqipërinë që do të zgjidhet me një dakordësi paraprake për ta çuar çështjen në një Gjykatë Ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Betimi i Biden si President/ Baton Haxhiu parashikon “probleme serioze për Kosovën”

Publikuar

-

Nga

Betimi i Biden si President/ Baton Haxhiu parashikon “probleme serioze për Kosovën”

Gazetari Baton Haxhiu thotë se pavarësisht ardhjes së Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë, politikat e SHBA për Ballkanin nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh.

Sipas tij qëllimi kryesor i administratës së re do të jetë dhënia fund e armiqësive në Ballkan dhe për këtë ai shtroi se shpresonte që të mos “ketë dhimbje” duke iu referuar ndonjë zgjidhjeje në dëm të interesit të shqiptarëve.

Z. Haxhiu theksoi se “Kosova ka pafuqi për të zgjidhur problemin në veri’ dhe se “administrata Biden do t’i vërë pikën kësaj çështjeje”.

Ndërsa gazetari Andi Bushati thotë se politikat e ndjekura nga Trump dhe presidentët e mëparshëm të Demokratëve kanë “vija të qarta ndarëse”.

“Në periudhën Trump kemi parë një Amerikë tjetër se sa ajo Amerika e ëndrrave që çliroi Kosovën. Shpresoj dhe besoj që të rikthehet Amerika e ëndrrave dhe jo ajo e tipave kaubojsë të Trump dhe Grenell”, deklaroi z. Bushati.

LEXO EDHE:  Shkelën procedurat e tenderimit/ Ish-kryetari i Bashkisë Dibër dhe 4 drejtues kallëzohen nga KLSH

LEXO EDHE:  Meta e kallëzoi në SPAK/ Gjonaj: Jam gati t’i përgjigjem, Presidenti ka bërë hapin e duhur

Për z. Haxhiu edhe pse nuk pajtohet me marrëveshjen Kosovë-Serbi të firmosur në Shtëpinë e Bardhë, tha se, ajo ka ardhur kryesisht për shkak të pamundësisë së liderëve të Kosovës për të zgjidhur problemet.

Në fund, Baton Haxhiu konsideroi si vendimtar faktin se si do të jenë marrëdhëniet e Sekretarit Amerikan të Shtetit me pasardhësin e Merkel, që e cilësoi më afër Rusisë.

“Kam frikë se Kosova me këtë administratë do të ketë probleme serioze dhe nuk besoj se do të pyesin shumë për të ardhmen tonë”, përfundoi z. Haxhiu./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE