web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ditëve me diell i erdhi fundi/ Ja çfarë na pret orët në vijim

24 Tetor 2020, 19:39, Sociale CNA

Ditëve të bukura me diell duket se i erdhi fundi, pasi fundjava rikthen reshjet e shiut dhe shtrëngatat.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtunë, në orët e para dhe gjatë pjesë së parë të ditës, do të nis me diell, por vranësirat do të shtohen në pjesën e dytë të ditës, më të përqendruara në zonën e veriperëndimit.

Në mesnatën e ditës së diel nisin reshjet e shiut të cilat do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat gjatë ditës së nesërme do të vijojnë në vlerat e ditëve të fundit ndërsa për ditën e diel pritet rënie e tyre për shkak të reshjeve të shiut./CNA.al





Lajmet e fundit nga