web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mos ma ngri gishtin”/ Përplasje mes Hajdarit dhe Hysit: Do shkojmë të gjithë në QSUT

22 Tetor 2020, 10:26, Politikë CNA

Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me përplasje mes deputetes Rudina Hajdari dhe nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi.

Deputetja Hajdari ka kërkuar 3 minuta shtesë për procedura, por kërkesë iu refuzua nga Hysi.

Kjo ka bërë që deputetja Hajdari të ngrejë zërin nga foltorja e Kuvendit, ndërsa Hysi i është drejtuar duke thënë ?Mos ma drejto gishtin. Mos fol pa edukatë, fol me respekt se je grua, je nënë, respekto regullat?.

Më tej, ajo justifikoi minutazhin e shkurtuar të fjalës së deputetëve.

?Me këtë ventilim ne shkojmë të gjithë në Sanatorium ose QSUT, prandaj janë marrë këto masa, prandaj është ky minutazh?-tha Hysi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga