web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Berisha zbulon emrat/ Kush qëndron pas aferës së inceneratorëve

20 Tetor 2020, 18:09, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video që lidhet me inceneratorët në vendin tonë, që kanë vjedhur miliona euro nga taksat e shqiptarëve.

Berisha e cilëson kryeministrin Edi Rama si peshkun e madh, ndërsa thotë se pas tij qëndron ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj.

Sipas tij, në këtë aferë janë përfshirë edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, drejtori i Top Channel Ben Blushi dhe Mirel Mërtiri me Klodian Zoton.

?Arben Ahmetaj kryesor pas peshkut të madh Edvin Hajdutit në aferën e djegësave dhe plehrave.

Në këtë aferë janë edhe duart e zeza të Veliajt, Terr Kokës dhe Arben Malavitës.

Në të tre djegesat Elbasan-Fier-Tiranë janë përdorur për të firmosur si fitues të tendervjedhjes së madhe dy sekserë famoz Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Kjo video flet vetë!! Sb?, shkruan ish-kryeministri në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga