web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

”Emin Duraku” vatër infeksioni”/ PD: Drejtoria nuk i jep asnjë informacion prindërve të nxënësve

19 Tetor 2020, 08:31, Aktualitet CNA

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi denoncon se në shkollën ??Emin Duraku?? në Tiranë janë aktualisht 8 mësues të infektuar dhe 20 të karantinuar nga COVID-19.

Vokshi thotë se qeveria nuk ka marrë asnjë masë dhe po fsheh rastet me Covid në shkolla ndërsa këto të fundit nuk njoftojnë prindërit për infeksionet.
Sipas PD harta e të infektuarve në shkolla është zgjeruar ndërsa 320 mësues e nxënës janë prekur nga koronavirusi.

Vokshi nga shkolla ?Emin Duraku?, në të cilën rezultuan të infektuar disa mësues, tha se pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme nga ana e prindërve, nga ana e ?Këshillit të Prindërve?, drejtoria ka refuzuar që t?u japë në vijimësi informacion për mësuesit që rezultonin pozitivë në ?Shkollën Emin Duraku?.

?Unë dua të sjell në vëmendje për të gjithë ata drejtues të cilët nuk bëjnë publik rastet e mësuesve apo të stafit të shkollave që janë pozitiv, dua të sjell në vëmendje që pikërisht që ndryshimet e fundit të Kodit Penal i konsiderojnë përhapjen me qëllim apo pa qëllim të pandemisë Covid 19, si vepra penale e cila dënohet me burgim?, tha Vokshi./CNA.al





Lajmet e fundit nga