E rëndë/ Makina bie nga 100 metër lartësi tek kanionet e Skraparit
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot përgjatë segmentit rrugo...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë të regjistruar sot përgjatë segmentit rrugor Çorovodë-Prishë.
Në vendin e quajtur ?Ura e Blëzenckës?, shtetasi Alban Faik Hasanllari, duke drejtuar mjetin tip Benz, me targa AA 172 DH, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës.
Hoxha ka publikuar pamje të tjera nga aksidenti në kanionin e Osumit, ndërsa operacionin e shpëtimit e cilëson si të pabesueshëm.
‘Banoret dhe policia e Skraparit shpetojne te aksidentuarin ne Kanionin e Osumit…
Diten e diele paradite, rreth ores 10:00, nje automjet Benz Mercedes me portobagazh, i drejtuar nga nje qytetar nga Saranda, eshte rrezuar nga nje lartesi prej 80 metrash direkt ne Kanionin e Osumit.
Ngjarja ka ndodhur ne hyrje te ures se Blezenckes, ne aksin rrugor Prishte-Çorovode, ne krahun e majte te rrjedhes se lumit Osum.
Drejtuesi i automjetit, e ka humbur kontrollin ne dishezen ne hyrje te ures dhe ka rreshqitur nga nje lartesi prej 80 metrash direkt ne shtratin e lumit Osum, qe ne kete stine te vitit per fat te mire ka prurje te ulta te ujit.
Ura e Blezenckes, qe ndodhet ne afersi te fshatit me te njejtin emer, ngrihet ne pjesen me te ngushte te kanionit te Osumit, ne nje lartesi prej 80 metrash nga shtrati i lumit dhe eshte ndertuar ne fillimin e viteve ?70. Pavarsisht rrezikshmerise qe ka vet ura per shkak te pozicionit ku eshte ndertuar dhe rruga ne dalje te ures ndertuar ne nje shpat shkembor ne drejtim te fshatit Blezencke, per 50 vite nuk mbahet mend qe aty te kete ndodhur ndonje aksident.
Pozicioni ku ka rene mjeti, thellesia e madhe e kanionit, fakti qe aksidenti ka ndodhur ne pjesen me te ngushte te kanionit, gati ne mesin e tij, e ka bere shume te veshtire te ofrohet ndihme.
Nje kalimtar i rastit ka qene rastesisht mbi ure duke bere foto te kanionit, kur ka ndodhur ngjarja. Ai ka pare mjetin te perfundoje ne fund te kanionit dhe pak çaste me vone ka dalluar nje person nga brenda makines qe kishte mbijetuar dhe kerkonte ndihme. Ka qene ky personi qe ka kerkuar ndihme dhe ka njoftuar per ngjarjen. Pak minuta me vone banore te fshatit Blezencke, kane ardhur per te dhene ndihmen e pare. Duke e njohur zonen ata kane zbritur ne shtratin e lumit nepermjet nje shtegu shkembor shume te pjerret dhe e kane gjetur mjetin brenda ne rrjedhen e lumit Osum. Per fat te mire rrjedha e lumit nuk ka qene e thelle duke mos rrezikuar marrjen me vete te mjetit dhe drejtuesit te tij.
Pak me vone ne vendin e aksidentit, kane ardhur ne ndihme efektiva te policise se Skraparit dhe zjarrefikesja e qytetit te Çorovodes. Drejtuesi i mjetit, pavarsisht demtimeve te renda qe kishte marre prej renies nga lartesia e madhe e kanionit, kishte mbijetuar mbrekullisht.
Por thellesia e kanionit ne vendin ku ka ndodhur aksidenti, e bente shume te veshtire nxjerrjen e te plagosurit dhe dergimin e tij ne spital. Ne keto kushte eshte kerkuar ndihma e anetareve te Federates se Rafting, per te leshuar nje gomone nga 80 metra lartesi ne shtratin e lumit.
Me pas eshte dashur te transportohej i plagosuri me kanoe ne drejtimin e kundert te rrjedhes se lumit, deri ne vendin ku mund ti ofrohej ndihme me autoambulance.
Jane dashur disa ore, me nje sakrifice shume te madhe, ne nje terren, ku edhe per alpinistet apo polumbaret e RENEA-s do te ishte shume e veshtire, por disa te rinj te fshatit Blezencke, policia dhe zjarrefikesja e Skraparit mundesuan nje operacion te pabesueshem shpetimi.
Por mesa duket hallet per te mbijetuarin e ketij aksidenti nuk kishin mbaruar, per shkak se kerkesa per ndihme emergjente me helikoptere nga Tirana, eshte refuzuar me pretendimin se helikopteret i kane kryer oret e fluturimit dhe se nuk mund te leviznin nga baza ajrore e Farkes. Ne keto kushte, edhe pse i plagosuri ishte ne gjendje shume te rende shendetesore dhe pasi ishte nxjerre me sakrifice nga thellesia e kanionit, nuk ka mbetur rruge tjeter vetem te behej transportimi i tij me ambulance drejt spitalit te Beratit qe ndodhet afro 65 kilometra larg nga vendi i aksidentit.
Urojme qe distanca nga Berati, te jete e pranueshme per helikopterin e emergjencave ne menyre qe sepaku te shmang trafikun nga hyrja e Tiranes deri ne spitalin e traumes.
Duket paradoksale, qe gjithe ajo sakrifice e banoreve te zones, policise lokale dhe sherbimit zjarrfikes, te cilet rrezikuan jeten e tyre per te nxjerre gjalle nga thellesia e kanionit, te aksidentuarin, te hidhet poshte me nje urdher burokratik nga kryeqyteti. ?Helikopteri nuk mund tu vije ne ndihme, sepse i ka plotesuar oret e fluturimit?.
Nderkohe, pasi ka pershkuar 65 kilometra me autoambulance, ne nje rruge malore me kthesa te vazhdueshme, nga Skrapari ne Berat, ofrohet helikopteri per ta transportuar te plagosurin ne terren fushor, vetem per 120 kilometra…
Në foto, vendi ku ka ndodhur aksidenti ne Kanionin e Osumit, dhe perpjekja e banoreve dhe policise për të shpetuar te mbijetuarin…/CNA.al
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot përgjatë segmentit rrugo...
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën “arrèst me burg” për 19-vj...
Zbardhen vjedhjet e ndodhura kohët e fundit në fshatin Palas...
Një 25-vjeçar në Korçë është arrestuar për transportim të em...
Dy persona janë arrestuar në Fier teksa po tentonin të kulti...
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të s...
Vijon monitorimi me Radar dhe në Sauk-Teg, për evidentimin d...
Një jaht është gjetur i braktisur mbrëmjen e sotme në afërsi...
Policia e Vlorës ka arrestohet ditën e sotme një person i ci...
Gjykata ka liruar nga burgu Xhevi Dervishin, sekserin që sig...
Gramoz Levanaj para se të zhvillojë gjyqin për caktim mase s...
Punonjësit e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren, për ...
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në la...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas deklaratës së ministrit ...
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me...
Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë ...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Himarën mëngjesin e sotëm, ...
Policia bën të ditur se është arestuar autori i dyshuar i vr...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë mëngjesin e sotëm k...
Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...