web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Isli Hidi me skuadër te re, ja ku do ta shikojmë këtë sezon

12 Tetor 2020, 16:33, Sport CNA

Në Kategorinë Superiore vijon bojkoti dhe sezoni i ri nuk dihet ende se kur do të startojë, por këtë periudhë ndërprerjeje e ka shfrytëzuar mjaft mirë Kastrioti, që ka arritur marrëveshjen me portierin tiranas Isli Hidi.

Klubi krutan ka arritur marrëveshjen me portierin 39-vjeçar javën e kaluar, ndërsa vetë Isli Hidi ka dalë në stërvitje pasditen e sotme nën urdhrat e trajnerit të Kastriotit, Ramadan Ndreu.

Isli Hidi u rikthye në Kategorinë Superiore në verën e 2018-ës dhe u aktivizua fillimisht me Teutën e më pas me Bylisin sezonin e kaluar, ku më tepër sesa për pritjet, do të mbahet mend për shënimin e 7 golave nga pika e penalltisë.

Me gardianin 39-vjeçar, i cili më herët ka veshur edhe fanellën e Kombëtares Shqiptare, Kastrioti ?blindon? portën, pasi ka në përbërje edhe Bruno Pujën e ish trajnerin e Tiranës, Alessio Abibi, të cilët ofrojnë garanci për një sezon dinjitoz.





Lajmet e fundit nga