web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tronditet Kosova, 5 raste pozitive me Koronavirus/ Në rrezik ndeshja e radhës

12 Tetor 2020, 15:15, Sport CNA

Katër lojtarë dhe një pjestar i stafit të Kosovës U-21 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus së fundmi. Bëhet fjalë për Eris Abedini, Kreshnik Hajrizi, Lirim Kastrati dhe 2 të tjerë të paidentifikuar, raportojnë mediat kosovare.

Situata kaotike e krijuar së fundmi, ka vënë në rrezik, ndeshjen ndaj Andorrës, e planifkuar për t?u zhvilluar ditën e nesërme në ?Fadil Vokrri?. Drejtuesit dardanë janë në pritje të vendimit nga UEFA, në lidhje me këtë sfidë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit të 21-vjeçarëve.

Komunikata e FFK-së:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se Kombëtarja U21 dje iu ka nënshtruar testit për Covid-19 dhe sot është njoftuar me rezultatet e testeve.

Me këtë rast katër futbollistë dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitiv, por që të gjithë janë asimptomatik dhe mirë me shëndet. Menjëherë pas njoftimit të rezultateve të testeve të gjithë personat që kanë rezultuar pozitiv janë izoluar dhe nuk kanë kontakt me pjesën tjetër të ekipit.

Po ashtu, duhet cekur që Federata edhe më herët i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për këtë grumbullim, ku të gjithë futbollistët kanë qenë në dhoma të ndara që nga fillimi.

Personat që kanë rezultuar pozitiv janë ritestuar gjatë ditës së sotme në Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe janë në pritje të rezultateve për t?u konfirmuar nëse sërish pozitiv.





Lajmet e fundit nga