web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Laçi: U krijuan dy drejtori paralele, vendin e lëshoja nëse vinte Tare

9 Tetor 2020, 07:47, Sport CNA

Arbi Laçi tashmë është një ish në klubin e Tiranës, teksa drejtori vendosi të largohej duke qenë se përkrah tij, presidenti Halili vendosi të emëronte edhe Tefik Osmanin. Një veprim të cilin Laçin nuk e bindi dhe kështu u tërhoq. Mbrëmjen e djeshme, ish-drejtori ishte i ftuar në Pressing teksa shpjegoi arsyet e largimit dhe theksoi se pozicionin e tij në klub mund ta lëshonte fare thjeshte nëse aty do të vinte Igli Tare.

Ndër të tjera, Laçi zbuloi se ka qenë ai që afroi në ekip dy futbollistët maqedonas në mbrojtje, të cilët janë ndër më të spikaturit deri më tani. Ndërkohë, u shpreh se Halili ka punuar për të marrë Bekaj, ndërsa afrimet e tjera te Tirana zgjodhi të mos i komentonte.

?Doja të mos paragjykoja sezonin që vjen, absolutisht, por kisha parasysh një model suksesi shqiptar tek i cili duhet që klubet fituese të bazohen. Pse? Sepse futbollistët e huaj që vijnë në Shqipëri, ata që janë cilësorë, janë shumë të shtrenjtë. Prandaj duhet të fokusohen në Shqipëri, Kosovë, dhe në Kosovë është vështirë, sepse ata po ecin tepër. Duhet të fokusohemi te futbollistët shqiptarë, që të bëhesh ti lokomotiva. Tirana meriton komplimente deri te ndeshja ndaj Young Boys. Ishte një sukses, ky sukses duhet të përsëritet, por nuk do të jetë më sukses i ngjashëm nëse është vetëm kaq, duhet të jetë më shumë se kaq.

U krijuan dy drejtori paralele për të njëjtin qëllim, e tha dhe presidenti pak më parë. Pranova që të vija këtu pasi të fliste presidenti. Dy drejtori paralele, për të njëjtin funksion në klub, nuk ndodh askund në botë. Nuk e bëra për asnjë moment, nuk kisha frikë të përballesha. Çdo përballje brenda familjes, i bën dëm familjes. Mund të jem i gabuar. Nëse do të vinte Igli Tare, do ta lëshoja vendin vetë. Në këtë fushë, është njeriu më i suksesshëm shqiptar. Nuk kam asnjë kompleks ndaj askujt. Nuk paragjykoj dhe nuk kam komplekse, por të bashkëpunosh me dikë që ka eksperiencë më të madhe, është standard të cilin unë e kam. Kjo është historia e përmbledhur e largimit tim nga Tirana. Me respekt, zgjodha që të largohesha pa asnjë polemikë. Kjo është dalja ime e parë dhe e fundit për këtë temë?.

Merkato- ?Najdovskin dhe Toshevskin i kam ndjekur vjet në Turqi, i kam parë atje dhe i kam referuar, nuk jam marrë me detaje të tjera. Bekaj është një dëshirë e madhe e presidentit. E kam takuar vjet në Kosovë, u realizua, edhe falë insistimit të presidentit, që bëri një sforco ekonomike, pasi ka paguar për kartonin e Bekajt, i cili është një portier i ri dhe i kombëtares së Kosovës. Tregu në Shqipëri, është i pakët, pasi lojtarët e mirë kanë tendencën të ikin jashtë. Ata që janë lojtarë kampionati, ti je kampion dhe ke buxhet të mirë, duhet që përveç 11-shes, që nuk i heq asnjë presje, do doja Obanor, i cili ishte ndër më të mirët në sezonin që u mbyll. Edhe dy-tre emra të tjerë duheshin, për të rritur konkurrencën dhe duke mos lënë kundërshtarët të forcohen. Për mua, Gentian Muça duhet të qëndronte te Tirana. Kapiteni i skuadrës që del kampion, në mënyrë të padiskutueshme nuk duhet të largohet. Edhe në rastin e Gentit?, u shpreh Laçi.





Lajmet e fundit nga