web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kodi i Ri Zgjedhor/ Reagimi i parë nga ndërkombëtarët: Rama hodhi hije të errët mbi zgjedhjet

5 Tetor 2020, 13:51, Politikë CNA

Vjen reagimi i parë nga ndërkombëtarët pas votimit të Kodit të ri Zgjedhor nga maxhoranca.

Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian, Eurodeputeti Michael Gahler deklaron se shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE duke akuzuar qartazi kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë Gahler i bën thirrje Presidentit t?i kthejë ligjin e sotëm Parlamentit.

?Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet.
Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.
Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit t?i kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar?, deklaron Gahler./CNA.al





Lajmet e fundit nga