web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Në Shqipëri eurot hyjnë me kamiona"/ Berisha zbulon faturën e hashashit shqiptar

29 Shtator 2020, 21:13, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë një denoncim të fortë mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për ndërtimin e kullave në Tiranë.

Berisha tha se në Shqipëri eurot hyjnë me kamiona dhe varosen kuintalë dhe tonelata euro për tu shndërruar në kulla.

Ai deklaroi në emisionin ?Tempora? në Ora News se vetëm në vitin 2016, fatura e përgjithshme e hashashit shqiptar është rreth 10-12 miliardë euro.

?Në Shqipëri eurot hyjnë me kamiona, nuk është gjë ajo Toyota Yaris, ishte si kafeja. Sipas shërbimeve të ndryshme Shqipëria është vendi ku varrosen në dhe kuintalë dhe tonelata euro për tu shndërruar në kulla. Vetëm në 2016, fatura e përgjithshme e hashashit shqiptar është rreth 10-12 miliardë euro e cila pastaj vërshoi drejt Amerikës Latine dhe është bërë zotërues kryesor edhe në drogat e forta. 70-80% e të gjithë heroinës që vjen nga zonat e prodhimit të saj kalon në aksin Librazhd-Elbasan drejt Europës.  Në vitin 2003-2004 raportet shkruanin se 60% e heroinës, në atë kohë kokaina nuk ishte shumë familjare, kalonte nga Shqipëria.

U desh një punë 2-3 vjeçare që në këto raporte të shkruhej se sasia që kalon nga Shqipëria është krejt e parëndësishme. Rruga e kalimit të heroinës në Europë tani është spostuar drejt Serbisë. E lufton çdo njeri që vendos të zbatojë ligjin, të kthejë shtetin ligjor. Kullat janë dëshmi e këtyre dhjetëra tonelatave euro që vijnë me kamion dhe groposen dhe qëndrimit korruptiv më të papërgjegjshëm të Edi Ramës. Kiminë time me lali plehun e di e gjithë Shqipëria por kullat i ka marrë vetë Edvin Kristaq Rama. Asnjë kullë nuk ndërtohet në Tiranë pa firmën e tij, pa paguar me dhjetëra milionë euro për secilën prej tyre?, u shpreh Berisha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga