web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trajneri dhe lojtari më i mirë i vitit, UEFA zbulon kandidatët

23 Shtator 2020, 11:43, Sport CNA

UEFA ka publikuar kandidatët finalë për çmimet e sezonit 2019-2020 në kompeticionet e klubeve.

Kapiteni i kampionëve të Europës (Bajern) Manuel Nojer, sulmuesi Robert Levandovski dhe mesfushori i Mançester Sitit Kevin De Brujn do të konkurojnë për ?Çmimin e lojtarit më të mirë të UEFA-s?, për sezonin që lamë pas.
Ndërkohë, që vlerësimi për ?Trajnerin më të mirë të UEFA-s? do të shkojë në Gjermani teksa konkurojnmë 3 trajnerë nga i njëjti vend: Jurgen Klop (Liverpul), Hans Diter-Flik (Bajern Mynih) dhe tekniku i Lajpcigut Jurgen Nagelsman.

Ceremonia do të mbahet në 1 tetor, kur do të hidhet dhe shorti për ndarjen e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Asnjë lojtar nga nënkampionët e Europës PSG-ja apo dhe Lioni që shkoi deri në gjysmëfinale të kompeticionit nuk është vlerësuar për çmimin final. Pritet që të dyja çmimet të fitohen nga Bajerni i Mynihut pas një sezoni fantastik të realizuar duke fituar ?tripletën? për herën e dytë në historinë e tij.

Për herë të parë që prej vitit 2010, dy superyjet e futbollit Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi nuk nominohen për këtë çmim.





Lajmet e fundit nga