web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrimi i pasurive kriminale/ Erida Skëndaj: Shqipëria ka shumë për të bërë

22 Shtator 2020, 18:18, Politikë CNA

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi të konfiskojë 40% të pasurive të Kelmend dhe Bashkim Balilit dhe të shoqërisë në pronësi të tyre. Bëhet fjalë për rreth 12 mijë metër katror truall, objekti 5 katesh i ish-kampit të pushimit të punëtoreve , i njohur me emrin ?Santa Quaranta? si dhe 16 apartamente në pronësi të Bashkim Balilit.

Por, çështja e cila kërkon një sqarim të thelluar për opinionin publik është ajo e adiminsitrimit të këtyre pasurive nga ana e strukturave shtetërore.

Drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj tha në ?Ilva Now? se Shqipëria në këtë drejtim ka për të bërë shumë, pasi nuk ka kapacitetet e duhura për të administruar pasuritë me burime problematike.

Ajo u shpreh se sfidë tjetër mbetet hetimi i korrupsionit në nivele të larta shtetërore, pasi sipas saj, kjo qasje i jep forcë bandave kriminale dhe shtron terren që këto banda të ?kapin shtetin?.

?Krimi i organizuar dhe çdo vepër penale minon shtetin e së drejtës. Produkti i veprës penale i hiqet personit të dënuar në formë të prerë, dhe më pas vihet nën administrim të shtetit. Në këtë drejtim shteti shqiptar ka për të bërë shumë, e në mënyrë të veçantë sa i përket tek hetimi i korrupsionit në nivele të larta shtetërore. Kjo është një vepër që minon shtetin e së drejtës dhe që më pas krijon lulëzimin e bandave dhe organizatave të strukturuara kriminale, dhe kjo më pas mund të çojë në kapjen e shtetit nga bandat kriminale?, tha ajo.

Mes tjerash, znj. Skëndaj tha se në procesin e konfiskimit të pasurive të paligjshme ka një mungesë transparence në nivel makro.

?Vetëm me anë të konfiskimit mund të kalojnë në administrimin e plotë të shtetit. Në këtë drejtim, ka një mungesë transparencë në nivel makro. Unë e shikoj si mungesë kapacitetesh?, tha ajo.





Lajmet e fundit nga