web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cikloni “Ianos’ ndryshon kurs/ Ja zonat që pritet të godasë në Greqi

19 Shtator 2020, 06:30, Aktualitet CNA

Një ciklon i rrallë mesdhetar ka goditur Greqinë. Cikoni ?Ianos? fillimisht  goditi Thesalinë dhe Fthiotidën, ndërsa tashmë duket se ka marrë një kurs të ri drejtimi.

Sipas një harte më të re harku i stuhisë, pak para orës 7 të mëngjesit, duket se është transferuar në Evia dhe ishujt e Egjeut, ndërsa një front i dytë, më i vogël, manifestohet në vargmalin e Parnassos.

?Protothema? shkruan se fatmirësisht duket se fronti i tretë në zonën e Thesalisë dhe Volos, duket se është tërhequr.

Të dy frontet e stuhisë ? Jon dhe Thesali ? u bashkuan në lartësinë e Evijës juglindore, duke formuar një hark që shtrihet nga Evia veriore dhe Fthiotida, në zonën detare në jugperëndim të Peloponezit, duke kaluar Kythira, prefektura e Chania./CNA.al





Lajmet e fundit nga