web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

4 vite burg për Fran Frrokajn/ Reagon PD: Organet e drejtësisë të qëndrojnë larg ndikimeve politike

17 Shtator 2020, 13:16, Aktualitet CNA

PD ka reaguar për dënimin me 4 vite burg për Fran Frrokajn dhe ka kërkuar që Gjykata të qëndrojë larg ndikimeve politike dhe të bëjë drejtësi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehet  me bindje se ish-kryebashkiaku ka bërë punë të shkëlqyer për Lezhën dhe qytetarët e saj.

?Sapo u njohëm me vendimin e gjykatës për ish kreun e Bashkisë së Lezhës zotin Fran Frrokaj. Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri? , deklaron Bardhi.

Sekretari i përgjithshëm ka shtuar faktin se Frrokaj do të apelojë vendimi dhe shprehet optimist se në fund do të dal në dritë e verteta.

?Gjykimi në shkallën e parë ka patur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Jemi informuar gjithashtu se z. Frrokaj do ta apelojë vendimin. Ne shprehim bindjen se gjykimi në shkallët më të larta i kësaj çështje do të nxjerrë në dritë të vërtetën. Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë ti qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi?, përfundoi Bardhi.





Lajmet e fundit nga