SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Deklarata doganore e mallrave, fatura komerciale, certifikata e origjinës, janë disa dokumente të cilat kërkohen për të eksportuar një produkt nga Kosova për në një shtet tjetër. Por, në shumë raste, këto dokumente në të cilat shkruan Republika e Kosovës nuk pranohen nga autoritetet doganore në Serbi, bëjnë të ditur zyrtarë të Doganave të Kosovës dhe përfaqësues të bizneseve të cilët eksportojnë në Serbi.
Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar më 4 shtator në Uashington, po konsiderohet nga përfaqësues të bizneseve se do të mund të eliminojë këto barriera.
Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet serbe në rastin e eksportit të produkteve nga Kosova në Serbi vendosin pengesa herë pas here duke mos njohur dokumentet të cilat lëshohen nga institucionet e Kosovës.
?Me Serbinë kemi disa probleme të natyrave që më shumë janë politike sesa teknike, kemi probleme të certifikatave fitosanitare të cilat herë pas here nuk pranohen. Kemi pastaj problemet tek daljet zyrtare. Autoritetet e Serbisë nuk e llogarisin dalje zyrtare nëse një maune ka dalur nga një pikëkalim kufitar. Nëse del nga pika kufitare në Merdare ata e quajnë transit të brendshëm dhe nganjëherë mauna me mallra duhet të shkojë nga Maqedonia (e Veriut)?, sqaron Stavileci.
Në muajin korrik, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Kosova kishte eksportuar mallra në Serbi në vlerë prej rreth 3,814 milionë euro. Derisa, Serbia kishte eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 18,914 milionë euro.
Produktet ?Made in Kosova?, nuk konsumohen nga serbët
Shaqir Palushi, pronari i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, e cila merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, tha për Radion Evropa e Lirë, se përveç barrierave që Serbia i vendos produkteve nga Kosova, problemi qëndron se produktet e Kosovës nuk preferohen nga konsumatorët në Serbi.
?Produktet tona eksportohen juridikisht në Serbi, por shumica e produkteve shkon në Luginën e Preshevës (treg me shumicë shqiptare), por në pjesën tjetër të Serbisë është e pamundur për shkak të paragjykimeve nga ana e tregtarëve, por edhe nga konsumatorët serbë të cilët produktet finale që shkruan ‘Made in Kosova’ nuk i konsumojnë. Nga viti në vit kemi pasur pengesa. Fillimisht ka pasur pengesa nuk janë pranuar disa nga dokumentet ku shkruan Kosovë, por më vonë janë pranuar, por ka pasur herë pas here që kanë krijuar barriera dhe nuk na janë lejuar produktet të hynë në Serbi?, thotë ai.
Kryesisht certifikatat fitosanitare janë ato të cilat nuk pranohen nga Serbia, thotë Palushi.
Certifikatë fitosanitare është dokumenti që e vërteton gjendjen shëndetësore të dërgesës i lëshuar nga shërbimi fitosanitar për shëndetin e mallrave nga vendi i prejardhjes.
Marrëveshja e Uashingtonit do të eliminojë barrierat
Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar më 4 shtator në Uashington, nga Aleanca Kosovare e Biznesit konsiderohet se mund të eliminojë të gjitha barrierat tregtare që Serbia i ka bërë Kosovës.
Agim Shahini kryetar i kësaj shoqate ekonomike tha për Radion Evropa e Lirë se kjo marrëveshje do t?iu hap mundësi prodhuesve nga Kosova që produktet e tyre t?i eksportojnë në Serbi.
?Pas marrëveshjes së Uashingtonit, Kosovës i është hapur një port i eksportit në Serbi. Së fundi një komani nga Kosova dhe një kompani nga Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje prej 1 milionë euro eksport të verës dhe kjo hap mundësinë edhe prodhuesve tjerë vendor të eksportojnë në këtë treg që ka qenë i ndalur për prodhimet e Kosovës duke pasur parasysh që Serbia vazhdimisht ka krijuar pengesa dhe barriera jo tarifore?, thotë Shahini.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik në prani të presidentit amerikan, Donald Trump. Shtëpia e Bardhë, 4 shtator, 2020.
Kompania ‘Agrokosova Holding’ nga Kosova dhe kompania ?Euro Test? nga Serbia, ditë më parë kanë nënshkruar një marrëveshje e cila kap vlerën e 1 milion eurove dhe si e tillë kjo marrëveshje mundëson që produktet e Kosovës të shiten në Serbi me mbishkrimin ‘Made in Kosova’.
Në vitin 2019, Serbia, për shkak të vendosjes së taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës kishte eksportuar mallra në vlerë afër 5 milionë euro, sipas Doganave të Kosovës, por, para vendosjes së kësaj takse në nëntor të vitit 2018, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë në një vlerë prej rreth 400 milionë euro në vit.
Taksa ndaj produkteve me orgjinë nga Serbia është hequr nga Qeveria e Kosovës në prill të këtij viti./ REL
Sllovenia regjistron numrin më të madh të rasteve pozitive m...
Vijon të mbetet shqetësuese situata me Covid-19 në Maqedonin...
Rajoni i Madridit, një nga më të prekurit nga koronavirusi n...
Kur Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në tetor 2019,...
Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer mesnatën e kalur në zonën...
Problemet në kampet greke për refugjatë nuk janë të reja. Po...
Udhëheqësi i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkua...
Gjermania planifikon të ofrojë strehim për 1,500 migrantë që...
Presidenti Donald Trump pritet të udhëheqë ceremonitë e nëns...
Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se gjatë 24 orëve t...
Gjatë 24 orëvetë fundit në Kosovë janë regjistruar 71 raste ...
Hoti dhe Vuçiç kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin...
Sezoni kryesor i udhëtimeve për pushime në Evropë po përfund...
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros ...
Një uragan i sapoformuar ndodhet në drejtim të bregdetit të ...
Presidenca e Francës konfirmoi të hënën se analizat e bëra n...
Bie numri i infektimeve nga koronavirusi në Kosovë.Gjatë 24...
Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi ka lënë spitalin ...
Në 24 orët e fundit është shënuar një record i ri lidhur me ...
Në fillim të pandemisë, BE e pati të vështirë të gjejë një s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...