Rrëshqitje dheu në Kodër Currila/ Rrezikohet pallati
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër Currila në orët ...
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër Currila në orët ...
Mos bëni sikur po ziheni se kush e respekton më shumë OSBE/ODIHR-in, se maksimumin e dashurisë për të e keni shprehur më 5 qershor, kur i hodhët në kosh kryerekomandimin mëse 10 vjeçar për depolitizimin e administratës zgjedhore. Dhe nënshkruat atë marrëveshje të turpshme për ta lënë gjithçka siç ishte, mjafton që kryetarokracia të mos prekej. Një palë duke bërtitur fitore, se gjoja e shpëtuan Shqipërinë nga manipulimi, që i bie se e rekomandonte me forcë OSBE/ODIHR-i, kurse pala tjetër duke bërë si e mërzitur, por ndërkohë duke mbushur xhepin me gjysmën e komisionerëve dhe të numuruesve në gjithë Shqipërinë.
Nuk ua quan njeri këtë debatin e sajuar për ruajtjen e koalicioneve si më parë, ndërkohë që ka ndryshuar kushtetuta, për të cilën janë të qartë të gjithë, si ata që po e kërkojnë, ashtu edhe ata që po shtiren sikur nuk kanë ndërmend të lëshojnë pe. Çdo zvarritje në këtë drejtim mund të shërbejë vetëm për të shtyrë ditët e aleatëve të Lulzim Bashës brenda koalicionit, por asgjë më shumë se sa kaq. Nuk do të jetë e largët dita që secili prej tyre apo të gjithë bashkë do të ndajnë mendjen, nëse do të garojnë në një listë të përbashkët, apo secili më vete. Ky është i vetmi vendim që duhet të marrin dhe duke e vonuar, nuk është se fitojnë ndonjë gjë. Por tek e fundit, ky është halli i tyre, të cilit duhet t’i dalin zot vetë.
Problemi i Shqipërisë është që zgjedhjet e 25 prillit të paktën të jenë normale, se të lira dhe të ndershme, mbetet ende një fjalë e madhe në këtë vend. Dhe armikun kryesor, përveç qeverisë, që është në çdo rast aty për të vjedhur dhe manipuluar, ato kanë pikërisht komisionet e politizuara të votimit dhe të numurimit. Dhe këtë e dinë më mirë se gjithë të tjerët dashnorët e përvëluar të OSBE/ODIHR-it këto ditët e fundit, sepse për këtë punë e kanë bërë.
Por meqë jemi ende në kohë për të shkruar rregullat e lojës në Kodin Zgjedhor, ka një mënyrë për ta minimizuar rolin e çakejve politikë në qendrat e votimit, pa e prekur marrëveshjen e 5 qershorit, megjithë neverinë që kemi për të. Por e duam apo nuk e duam ne, ajo tashmë është një fakt.
Dhe kjo mund të bëhet me komisione të depolitizuara numurimi, që llogarisin vetëm votat e kandidatëve brenda listave finale të paraqitura në KQZ.
Që do të thotë se votat për partitë apo subjektet zgjedhore të vazhdojnë t’i numurojnë komisionet politike, sipas marrëveshjes së 5 qershorit, por pastaj ata të dorëzojnë detyrën.
Kjo formulë garanton:
1-Mosprekjen e dakordësisë së 5 qershorit, që mund të shërbejë si zgjidhje kompromisi për të gjitha palët e interesuara për zgjedhje korrekte, duke përfshirë edhe nënshkruesit e saj.
2-Reflektimin e ndryshimeve kushtetuese te 30 korrikut si një realitet i ri në administrimin e zgjedhjeve, njësoj si hapjen e listave, pavarësisht që dikush e pëlqen, e dikush tjetër jo.
3-Nxjerrjen nga konflikti i interesit të çdo numuruesi, i cili jo vetëm karshi kundërshtarëve, por edhe brenda partisë apo subjektit të vet zgjedhor, mund të ketë kandidatë preferencialë dhe të tjerë të pëdëshiruar.
4-Krijimin e një mekanizmi verifikues për vetë komisionerët politikë, të cilët do të kenë parasysh se dikush tjetër do ta çertifikojë rezultatin e dalë prej tyre, gjë që me siguri do t’i bëjë më pak trima se më parë për të manipuluar rezultatin.
Mjafton kaq pak të bëjmë për ta ndryshuar kryekëput dhe paradhënie atmosferën dhe pse jo edhe fatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri, të cilat janë të kërcënuara kryesisht prej atyre, që sot po bëjnë be për kokën e OSBE/ODIHR-it.
Kryeministri Edi Rama ka shkruar sot gjerë e gjatë për ish-k...
Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar debatet në Këshillin ...
Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla, ka marr...
Policia Rrugore e Tiranës ka hartuar një plan masash me dety...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi nga Athina se ç...
Kryenegociatori për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë ...
Të gjithëve na pëlqejnë studimet që veset tona i kthejnë në ...
Ai vërtet ka qenë personazh qëndror për gati tre dekada, duk...
Analisti Mustafa Nano i cilësoi një eksperiment të dështuar ...
“Partia Demokratike nuk është partia e Lulzim Bashës”. Kësht...
Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se në 100 vjet shqipër...
Kastrioti prej disa sezonesh nuk ka një stadium ku të zhvill...
Portali i zyrtarëve të Ilir Metës, që janë miq të botuesit E...
Ish kryeministri dhe lideri i së majtës, Fatos Nano feston s...
Deputetja Rudina Hajdari ka folur lidhur me aktualitetin pol...
Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar përmes një post...
Deputeti Adriatik Alimadhi është shprehur me tone të forta s...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pas...
Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga ka bërë një kome...
Avni Ponari, një personazh i nderuar i botës së biznesit, mb...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...