web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti ku u shuan dy të reja/ Vajzat e plagosura ende në rrezik për jetën

14 Shtator 2020, 09:43, Kronika CNA

Detaje të reja kanë dalë pas aksidentit të tmerrshëm të ndodhur dje në autostradën Tiranë-Elbasan ku humbën jetën dy vajza të reja dhe dy të tjera mbetën të plagosura rëndë.

Dy të mbijetuarat, Nervida Garunja dhe Denisa Dibra ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore. Mësohet se dy vajzat e plagosura nuk e kanë kaluar ende rrezikun për jetën.

Bëhet me dije se dy të rejat kanë marrë dëmtime të shumta në të gjithë pjesët e trupit. Kujtojmë që viktima në këtë aksident mbetën Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër, ndërsa policia arrestoi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin Behar Pema./CNA.al

Aksidenti i tmerrshëm në Elbasan/ Kush janë dy vajzat që humbën jetën

 





Lajmet e fundit nga