web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndëshkimi me 44 milion euro i Shqipërisë/ Berisha: Edvin Hajduti përzuri kompaninë greke për të ndarë paratë me trafikantin Edmond Bego

5 Shtator 2020, 20:26, Politikë CNA

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit e cila e dënon Shqipërinë me 44 milion euro.

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC), i ka dhënë të drejtë kompanisë ?Aktor? për punimet shtesë në autostradën Tiranë-Elbasan.

Arbitrazhi ka gjetur fajtor qeverinë shqiptare për largimin e kompanisë greke, e cila ndërtoi në kohë rekord Tunelin e Kërrabës,  por u largua pas rishikimit të projektit për pjesën e shembjes në Ibë.

Berisha shkruan se Edi Rama dhe Taulant Ballae  përzunë kompaninë greke që po merrej me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan për t?ia dhënë atë mikut të tyre, trafikantit Edmond Bego, ndaj Shqipëria u ndëshkua me 44 milion euro.

“Ndeshkim i ri me 44 milione euro i Shqiperise!

Arbitrazhi Nderkombetar ne Paris gjobit Shqiperine me 44 milione euro sepse Edvin Hajduti perzuri kompanine e mirenjohur greke Aktor per te ndare parate me trafikantin Edmond Bego.”/CNA.al

Arbitrazhi dënon shtetin shqiptar/ Qeveria duhet të paguajë 44 mln $ grekët e rrugës Tiranë-Elbasan, Rama i hoqi për t?i dhënë pagesën Edmond Begos

 





Lajmet e fundit nga