Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në një intervistë për ?Der Spiegel?, Dr. Anthony Fauci, këshilltar mbi pandeminë i presidentit amerikan Donald Trump, flet mbi zemërimin e kundërshtarëve të tij, marrëdhënien e tij të vështirë me shefin e Shtëpisë së Bardhë, gabimet e bëra nga SHBA-ja gjatë përpjekjes për të frenuar përhapjen e Covid -19, dhe optimizmin e tij të kujdesshëm se një vaksinë do të jetë së shpejti në dispozicion.
Ju e këshilluat administratën Trump në vitin 2017 të rriste gatishmërinë e saj për një pandemi të mundshme. A e kishit parashikuar një skenar të tillë, me karantina në mbarë botën, spitale të tejmbushur, dhe një përçarje sociale mjaft të dhunshme?
Unë parashikova shfaqjen e një sëmundje të re infektive, pasi kemi pasur shumë prej tyre. Gjatë detyrës time si drejtor i Institutit të Sëmundjeve Infektive prej 36 vjetësh, kam përjetuar epideminë e HIV, gripet pandemike, Ebolën dhe Zikën.
Dhe e kam ditur gjithmonë se do të kishim sfidën e pashmangshme e të përhershme të shpërthimeve epidemike në të ardhmen. Pandemia aktuale është e përmasave historike. Është gjëja më e keqe që kemi parë në 102 vitet e fundit, që nga viti 1918.
Si studiues i SIDA-s, mendoni se koronavirusi është më i keq se HIV?
SIDA është një sëmundje krejtësisht e ndryshme. Arsyeja pse pandemia e koronavirusit është kaq unike, është pasi ajo u përhap në mbarë botën. Dhe duket se të gjithë janë të prekshëm prej saj. Në 7-8 muajt e fundit, koronavirusi ka paralizuar botën, ka shkatërruar ekonomitë.
Me mbi 5.5 milionë raste dhe më shumë se 180.000 të vdekur, Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur nga botë. Cilat janë sipas jush arsyet kryesore pse gjërat shkuan kaq keq në SHBA?
SHBA-ja është një vend shumë i madh, dhe tepër i larmishëm. Kjo është një nga pikat tona të forta. Por në një epidemi, është një nga dobësitë tona. Në patëm valë të ndryshme infektimi, dhe rastet nuk ishin kurrë në një nivel fillestar të ulët si në Gjermani apo Itali. Ne e nisëm me 20.000 raste në ditë.
Ne këshilluam rihapjen e kujdesshme të ekonomisë. Disa shtete i dëgjuan udhëzimet tona, dhe vepruan në mënyrë të arsyeshme. Por disa shtete i injoruan, dhe qytetarët aty vepruan si deshën. Dhe për këtë arsye pati 40.000, 50.000, 60.000 dhe madje 70.000 raste të reja në ditë në ditë.
A nuk ndjeheni realisht të pafuqishëm, kur shihni situatën aktuale në SHBA? Nuk demoralizoheni?
Jo unë nuk ndjehem kurrë i pafuqishëm. I pafuqishëm do të thotë, që nuk ka mundësi të bësh dot asgjë. Por në fakt ka shumëçka që mund të bëhet. Nuk zhytem as në dëshpërim. Unë jam shkencëtar dhe një zyrtar i shëndetit publik. Nuk kam një reagim emocional ndaj një epidemie. Jam një optimist i kujdesshëm, një njeri realist.
A është kjo arsyeja që vazhdoni të punoni, dhe nuk keni dalë në pension pavarësisht moshës tuaj të thyer?
As që e konsiderova mundësinë e dorëheqjes (qesh).
Shumë ekspertë e shohin vaksinën si strategjinë e vetme dhe të përsosur të daljes nga kjo pandemi. Kur do ta kemi në dispozicion një vaksinë kundër koronavirusit për publikun e gjerë? Sa efektive do të jetë ajo? Dhe a do të jetë realisht në gjendje të rikthejë normalitetin që kemi pasur dikur?
Ju më bëtë 3 pyetje, për të cilat nuk ka ende një përgjigje përfundimtare. Aktualisht ekzistojnë disa vaksina që janë në një fazë të përparuar të testimeve. Vetëm në SHBA janë 2 të tilla, dhe së shpejti do të jenë 3. Me këto ritme një vaksinë të sigurt dhe efektive, mund ta kemi në fund të këtij viti kalendarik, ose fillimin e vitit 2021.
Dhe kur do të jetë në dispozicion për publikun e gjerë?
Meqë disa kompani kanë nisur tashmë prodhimin e vaksinës së tyre, rreth fillimit të vitit 2021, duhet të kemi në dispozicion dhjetëra miliona doza. Në fund të vitit të ardhshëm, duhet të jenë në dispozicion qindra miliona, ndoshta edhe 1 miliardë. Kjo sasi nuk është e mjaftueshme për të gjithë njerëzit në botë, por mjaftueshëm për të vaksinuar shumicën që ka nevojë për të.
Thelbësor është fakti është se sa efektive do të jetë një vaksinë e tillë?
Ne nuk e dimë këtë, derisa të kemi në dorë rezultatet e testimeve në fazë të avancuar. Por unë dhe kolegët e mi jemi optimistë të kujdesshëm, dhe themi që jemi në rrugën e duhur. Studimet e hershme tek disa prej vaksinave kandidate, tregojnë se ato mund të shkaktojnë një përgjigje imune tek njeriu. Dhe ajo është e barabartë, në mos më mirë sesa ajo që shihni tek njerëzit që janë shëruar tashmë nga Covid-19.
Ju jeni shprehur se edhe një vaksinë me 50-60 për qind efikasitet, do të ishte e pranueshme. Pra ekziston mundësia që vaksina të mos jetë në gjendje të parandalojë dot infektimin, por vetëm pneumoninë. Nëse do të ishte kështu, a do të thotë kjo që pandemia nuk do të zhduket ndonjëherë?
Unë nuk besoj se kjo do të ndodhë. Ne po përpiqemi për një efikasitet në masën 70 për qind. Kjo shkallë nuk është aq e lartë sa vaksina kundër fruthit, që është 97-98 për qind efektive. Por nëse arrijmë te kemi një vaksinë kundër koronavirusit 70 për qind të efektshme, dhe e kombinojmë atë me disa elementë të praktikave më të mira të shëndetit publik, atëherë mendoj se mund të kemi një mbrojtje të mjaftueshme për të gjithë komunitetin.
Dhe mund ta vëmë nën kontroll pandeminë brenda një viti apo më shumë. Unë nuk mendoj se kërcënimi nga koronavirusi do të jetë me ne përgjithmonë, në një mënyrë që ta ndryshojë dramatikisht jetën tonë për 5 vitet e ardhshme.
Por më shumë se një e treta e popullsisë së SHBA nuk dëshiron të vaksinohet?
Kjo është një sfidë më vete. Ne kemi një program të tërë të angazhimit me komunitetin, për t?i bindur njerëzit mbi përfitimet e mëdha shëndetësore nga vaksinimi.
Në fillim të epidemisë në SHBA, ju kishit takime të përditshme me presidentin Donald Trump. Pse ai dukej në publik kaq shumë i keq-këshilluar, duke e shpërfillur pandeminë, dhe madje duke dhënë këshilla të rrezikshme?
Presidenti është një njeri i zgjuar. Ai e kupton rëndësinë e situatës, por ka idetë e tij mbi gjërat. Dhe i shpreh ato në një mënyrë tjetër. Por është një njeri mjaft i zgjuar. Dhe unë vetë mendoj se kam qenë dhe jam shumë e qartë në atë që them.
A shpresoni fshehurazi në fitoren e Xho Bajdenit në zgjedhjet e 3 nëntorit?
Një nga arsyet pse kam pasur mundësi të këshilloj 6 presidentë, që nga Ronald Regani, është sepse unë jam plotësisht apolitik. Unë jam shkencëtar dhe mjek. S?kam ideologji, dhe nuk përfshihem kurrë në politikë. Nëse e bën këtë gjë, mund të dëmtosh besueshmërinë si shkencëtar dhe zyrtar i shëndetit publik.
Qarkullon një teori konspirative sipas së cilës ju e keni krijuar vetë koronavirusin, dhe se çdo lloj vaksine do të vrasë miliona njerëz. Teksa pandemia ka nxitur kërkime shkencore të jashtëzakonshme, ajo e ka gërryer nga ana tjetër edhe besimin tek shkenca. A është ky një dëm i pariparueshëm?
Dëmi është serioz, por shpresoj të mos jetë i pariparueshëm. Përveç ndarjeve politike, ne kemi edhe mendime ekstremiste, përfshirë teoritë e komplotit, disa prej të cilave janë krejtësisht të çuditshme. Ka një polarizim kaq të fortë, saqë kur unë jap rekomandime se si ne mund ta rihapim vendin në një mënyrë të sigurt, ka disa njerëz që nuk bien dakord dhe nisin të më kërcënojnë. Pra më kërcënojnë fizikisht mua, fëmijët, familjen, gruan time. Kjo është një çmenduri.
A keni ndonjë ide se çfarë epidemie do të godasë planetin tonë në të ardhmen? Pas 10 vitesh do të takohemi sërish, dhe do të shohim nëse keni pasur të drejtë?
E vetmja gjë që është e parashikueshme tek pandemitë, është se ato do të ndodhin. Dhe e vetmja gjë që është plotësisht e paparashikueshme, është sesi do të jetë ajo. Dhe nuk kam për momentin as idenë më të mjegullt mbi këtë gjë. Shpresoj të mos jetë si kjo që po kalojmë tani.
Pra, nëse do të kemi një pandemi tjetër, dhe historia na thotë se do të ndodhë, shpresoj të jetë relativisht jo shumë e rëndë, dhe që mund të mbahet lehtësisht nën kontroll. Por sido që të jetë, nuk do të kalojnë as 10 vjet. Ndoshta do ta shohim njëri-tjetrin shumë më shpejt.
Marrë me shkurtime nga Der Spiegel ? Bota.al
Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, ka reaguar përmes n...
Mjeku i njohur Artan Koni ka reaguar lidhur me ngjarjen e mb...
Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka bërë me dije se është ...
Vijojnë të mbeten të larta shifrat e rasteve të reja të regj...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar përm...
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën ...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka komentuar shi...
Tepër aktive në rrjetet sociale , modelja bullgare Nikoleta ...
Anneta Eve është një influnecuese në Instagram e cila ka një...
Monika Stronska është një nga modelet më të njohura në Polon...
Natalia Garibotto ka rrëfyer se fiton më shumë se 300 mijë e...
Dua Lipa është një nga këngëtaret me origjinë shqiptare që k...
Wanda Nara është një nga vajzat më seksi të Instagramit. Buk...
Në mënyrë tipike, rritja e padëshiruar e qimeve të fytyrës t...
Lori Hoxha është një nga blogeret shqiptare që gjithnjë tërh...
Moderatorja Arbana Osmani së fundi ka realizuar një intervis...
Aktorja e famshme Sharon Stone, disa javë më parë ndau me nd...
Anxhelina Hadërgjonaj nuk ndalet me fotot seksi nga pushimet...
Moderatorja shumë e dashur e ekranit Arbana Osmani është në ...
Këngëtarja Adelina Tahiri është një nga personazhet më të ko...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...