web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës/ Ndërron jetë shoferi, kaos në trafik

3 Shtator 2020, 06:13, Kronika CNA

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tiranë-Durrës.

Mësohet se një mjet tip ?Fiat? është përplaur me një ?Audi?, dhe si pasojë ka humbur jetën njëri nga drejtuesit e mjeteve.

Gjithashtu burimet bëjnë të ditur se aksidenti ka shkaktuar kaos në trafik, ndërsa lëvizja e mjeteve është devijuar në rrugën dytësore.

“Më datë 03.09.2020, rreth orës 06:05, në autostradën Tiranë-Durrës,  mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M.,  i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.





Lajmet e fundit nga