web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Van de Beek nuk shkon i vetëm në Manchester, kush është vajza e legjendës holandeze që i ka vjedhur zemrën

2 Shtator 2020, 19:35, Sport CNA

Kohëve të fundit është përfolur  shumë kalimi i mesfushorit të Ajaxit, Donny Van de Beek te Manchester United. “Djajtë e Kuq” paguan 40 milionë euro për holandezin dhe marrëveshja e tyre u finalizua ditën e sotme.

23 vjeçari është komentuar edhe për romancën që ka me vajzën e legjendës së Arsenalit, Dennis Bergkamp. Ata u takuan për herë të parë në Amsterdam dhe që atëherë dashuria e tyre filloi të lulëzojë. Dhe tani duket se ajo u bashkua me Donny në Manchester.

Estelle Deborah Bergkamp lindi në Londër në vitin 1996 dhe tashmë është 24 vjeçe. Kur ishte një vajzë e vogël, ajo u bashkua me babanë e saj në fushë në Highbury dhe u fotografua duke mbajtur në duar trofeun e ?Premier League?. Futbolli ka qenë gjithmonë në familjen e saj, prandaj nuk ishte befasi që ajo së shpejti do të fillonte të dilte me një futbollist.

Fillimisht, ata e mbanin romancën e tyre të fshehur, por të njëjtit më pas kanë mbushur rrjetet sociale me imazhe e dedikime ndaj njëri-tjetrit.

 





Lajmet e fundit nga