Ferrari për të ardhur keq, Hemilton dhe Mercedes nuk njohin konkurrencë në Belgjikë
Ljuis Hemilton nuk njeh rivalë në provat zyrtare të ditës së...
Europa foli më në fund edhe shqip. Për të parën herë në historinë e futbollit tonë, 4 ekipe të Kategorisë Superiore u kualifikuan njëherësh. Si kurrë më parë, ato kanë ende mundësi të luajnë në Ligën e Europës. Nëse Tirana tashmë do të luajë në raundin e tretë, Kukësi, Teuta e Laçi në të dytin.
Veç krenarisë, suksesi sjell shumë më shumë se kaq: miliona. Në një kohë që futbolli ynë prej kohësh përballet me një krizë të vazhdueshme financiare, tashmë mund të marrë frymë. Nëse deri para se të niste aventura europiane 5 ekipe nuk u licencuan dot në zonë ?Euro? prej borxheve (Vllaznia, Bylisi, Flamurtari, Luftëtari e Skënderbeu), tashmë përftimet që i vijnë Shqipërisë përllogariten 7 milionë euro. Dhe kjo shifër është e mjaftueshme për të nisur një sezon më shumë se të shëndetshëm ekonomikisht.
PËRFITIMET NGA UEFA
Kukësi, Teuta dhe Laçi kanë arkëtuar deri më sot vetëm nga UEFA 1.5 milionë euro. Me pjesëmarrjen dhe kalimin e turit të parë, secila ka marrë nga 500 mijë euro. Nëse kurbinasit patën disa shpenzime më shumë prej udhëtimit apo akomodimit në Azerbajxhan (atje ku u ndeshën me Keshlan), kuksianëve dhe durrsakëve iu evitua kjo lloj kostoje. Ata luajtën në shtëpi dhe dashur pa dashur ky quhet kursim.
Nuk duhet të harrojmë Tiranën, e cila ka grumbulluar tashmë 1.2 milionë euro nga kompeticionet europiane. Një shumë goxha e madhe që i lejon jo vetëm të rregullojë të kaluarën, por edhe të forcojnë të ardhmen. Veç shpërblimit prej 260 mijë eurosh që mori si kampione nga UEFA, iu shtuan 660 mijë euro nga pjesëmarrja në turin e parë dhe të dytë të Champions-it.
Vërtet u eliminuan, por fituan të drejtën që të luajnë edhe në turin e tretë të Ligës së Europës, që përkthehet edhe në 280 mijë të tjera. Por asgjë nuk ka mbaruar, pasi kanë ende të drejtën që ta luajnë edhe një tur dhe shanset për t?u kualifikuar në ndeshjet teke janë reale, çka do të thotë që një tjetër kalim raundi do t?i ?frynte? arkat.
Duhet theksuar se në këto bilance nuk po përfshijmë shpërblimin e dhënë nga FSHF për bardhebltë, e drejta televizive apo shitja e Merveil, pasi përfitimet e Tiranës shkojnë në 1.4 milionë euro dhe as përfitimet që ka marrë Teuta nga fitimi i Kupës së Shqipërisë dhe shitja e Sherif Kallakut në Kroaci. Pra, vetëm prej UEFA-s këto 4 klube marrin 2.7 milionë euro.
FONDI I PANDEMISË
Që futbolli shqiptar të rimëkëmbet, ka menduar UEFA shumë më herët. Që pas shpërthimit të pandemisë, qeveria europiane vendosi që të shpërndante 236.5 milionë euro për të ndihmuar 55 federatat që të përballojnë sfidat që do të sillte ?COVID-19?.
FSHF mori 4.3 milionë euro, para që do përdoren për shpenzimet e vetë institucionit, kombëtaret dhe projekte infrastrukturore (rasti konkret është edhe stadiumi i Kukësit apo ndërtimi i ndonjë fushe për klubet e Superiores si dhe atyre të Kategorisë së Parë). Por, duke qenë se jemi një vend i vogël dhe mbi të gjitha gjatë kësaj periudhe federata jonë nuk ka pasur ndonjë kosto të madhe me kombëtaret (që as kanë luajtur), një pjesë të parave mund ta përdorë edhe për t?u ardhur në ndihmë klubeve./Panorama SPort
Ljuis Hemilton nuk njeh rivalë në provat zyrtare të ditës së...
Sapo ka përfunduar ndeshja mes Rennes dhe Montepellier, me s...
Visar Bekaj është futbollisti më i ri i Tiranës. Lajmi u kon...
Sot, shumë ekipe shqiptare kanë zbritur në fushat e blerta, ...
Arsenali mposht 5-4 në ruletën e penalltive Liverpoolin dhe ...
Parizani ka nisur stërvitjet për sezonin e ri nën urdhërat e...
Sot, ekipi i Freiburg ka luajtur një miqësore kundër ekipit ...
Faksi i dërguar nga Leo Mesi që kërkonte largimin nga Barcel...
Nga dita e djeshme, mbrojtësi Emiljano Musta është një lojta...
Milan ka gati akordin me mesfushorin e Breshias, Sandro Tona...
Zbulohet e vërteta në lidhje me kapitenin e Apolonisë, Eljon...
Eros Grezda në anën profesionale nuk po kalon një moment të ...
Prishtina duket se nuk ka të ndalur me merkaton këtë verë. M...
Kapiteni i Apolonisë, Eljon Sota, ka rezultuar pozitiv në te...
Alban Bushi ka publikuar listën e Shqipërisë U-21 ditën e so...
Visar Bekaj ka qenë portieri më i mirë në futbollin e Kosovë...
Lione Messi vazhdon të jetë temë diskutimi në gjithë botën. ...
Piloti shqiptar Lirim Zendeli ka arritur të shkruaj historin...
Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, doli në konferencën për sht...
Fieraku Ramen Çepele ishte surpriza e madhe e listës së Komb...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...