web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ambasada e SHBA jep mesazhin e fortë/ Duhen rekrutuar sa më shumë gra në të gjitha fushat

26 Gusht 2020, 16:33, Sociale CNA

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë një mesazh të fortë pak minuta më parë për barazinë gjinore.

Duke iu referuar një raporti të Departamentit të Shtetit, Ambasada thotë se barazia gjinore është tregues më i mirë i paqes në një vend sesa produkti i brendshëm bruto.

Ambasada thekson se duhen rekrutuar sa më shumë gra në fushat e zbatimit të ligjit, sigurisë, teknologjisë dhe luftës ndaj terrorizmit.

?Barazia gjinore është tregues më i mirë i paqes në një vend sesa produkti i brendshëm bruto, thotë një raporti i fundit i Departamentit të Shtetit. Strategjia e Shteteve të Bashkuara e vitit 2019 për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe plani i saj i zbatimit i publikuar së fundmi nxjerrin në pah nevojën për të rekrutuar sa më shumë gra në fushat e zbatimit të ligjit, sigurisë, teknologjisë dhe luftës ndaj terrorizmit në mbarë botën?, thuhet në deklaratën e publikuar në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga