web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutohet me dy plumba në kokë emigranti shqiptar në Greqi

25 Gusht 2020, 06:48, Kronika CNA

Një emigrant shqiptar në Greqi, është ekzekutuar me dy plumba në kokë, në Greqi.

Mediat greke bëjnë të ditur se viktima është një 58-vjeçar shqiptar, i cili prej vitesh jetone në zonën e Pagaiu të Kavalas dhe punonte në mbledhjen e ullinjve.

58-vjeçari është gjetur pa jetë nga pronari i tij, i cili fillimisht ka dyshuar për infarkt dhe ka njoftuar menjëherë ambulancën.

Më pas, mjekët kanë konstatuar se shqiptari ishte qëlluar dy herë me armë në kokë, ndërsa ende nuk dihen të tjera detaje.





Lajmet e fundit nga