web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Kavajë/ 20-vjeçarja tenton vetëvrasjen me armë

24 Gusht 2020, 19:28, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth dy orë më parë në Kavajë.

Mësohet se një vajzë rreth 20 vjeç, ka tentuar vetëvrasjen me armë zjarri.

Blutë raportojnë se e reja me iniciale B.K. është vetëplagosur në gjendje depresive. Ajo është dërguar në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

?Rreth orës 19:30, është njoftuar salla operative se në fshatin Mengaj, Kavajë, shtetasja B.K., 20 vjeçe, në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve?, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ CNA.al





Lajmet e fundit nga