web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Demokratët i tregojnë vendin Bashës/ Ti je njësoj si Rama, bëre pazare në kurriz të Shqipërisë

24 Gusht 2020, 08:08, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilëson largimin e të rinjve nga Shqipëria si një ndër plagët me të mëdha që ka vendi.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se Shqipëria është ndër vendet me largimin më të madh të të rinjve në rajon.

Basha akuzon Ramën se u ka marrë të rinjve më shumë lekë se çdo qeveri tjetër, si dhe në vend të tyre ka promovuar ata me rekorde kriminale.

Por, mesa duket qytetarët nuk kanë më besim tek Rama, por as tek Basha. Pas këtij postimi, ndjekësit e tij në rrjetet sociale, kanë shpërthyer në komente dhe kritika të forta, duke theksuar se të dy janë njësoj dhe se bëjnë pazare në kurriz të Shqipërisë.

?Per shkak tuajin e sojin tend ,jane larguar e po largohen ,prej hajdutëve te politikes se Katovices, po ti mos je me i mire !??-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan ?Po cfarë pret me, leri fjalet me vepra te cohemi te heqim diktatorin se po na pin gjakun Rama?.

Gjithashtu një tjetërn qytetar shkruan ?Cuditet boten ju politqent. Kur jeni ne opozitë ju dhimset shumë popull po sa vini ne pushtet e harroni , apo e ke harru 21 janarin ,ti Saliu, Edi Iliri, Monika te terë nje surrat keni?.

Më tej, një tjetër shkruan ?Shqiptaret kan per te ikur nga Shqiperia si me PS dhe ashtu me PD asgje seshtë bërë per popullin e as kanë per te bërë si te majtë e te djathtë e kjo dihet se 30 vjet demokraci njerzit po vuajnë per bukë?.

?Faj ke edhe ti Basha. Ti bo kompromis ne kurriz te popullit. A nuk je dhe ti i Sorrosit si gjithe koleget e tu?-shkruan një tjetër qytetar.

Po ashtu një qytetar shkruan ?Prej teje po ikin dhe atyre shokve te tu qe boni kot sikur ziheni sikur do burgosni njoni tjetrin e ktej e vidhni këte popull nga të gjitha anet.
Po ishallah zot i madh e ka seriozisht Amerika me reformen ne drejtesi e te ndodhi nje Kroaci 2 qe te shpetojë ky popull nga ju plera m*ti?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga