Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
I riu tiranas, Jurgen Çelhaka, ende nuk ka mbushur të 20-tat, por është shpallur kampion me ekipin e Tiranës dhe ka luajtur 30 ndeshje vetëm në këtë sezon, 6 më pak se numri total i ndeshjeve që ka zhvilluar ekipi i tij i zemrës në kampionat. Në një intervistë për fshf.org, ai tregon se si u bë pjesë e futbollit dhe sakrificat që ka bërë dhe vazhdon e bën për këtë lojë. Një ndër synimet e tij është të luajë jashtë Shqipërisë. Çelhaka ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë dhe tani është pjesë e kombëtares U-21 në drejtimin e Alban Bushit.
Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?
Kur isha i vogël, luaja shumë me shokët në lagje, ku pavarësisht se vritesha, dëshira për të qenë pjesë e kësaj loje, ishte më e madhe se dhimbja e këmbëve apo duarve. Gjithashtu, ndeshjet e kombëtares ishin një tjetër burim frymëzimi për mua, të cilat ma shtonin edhe më shumë dëshirën për t?iu futur rrugës së mrekullueshme të futbollit.
Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?
Njeriu i parë që më afroi me këtë sport ka qenë babai im. Ai e shihte se sa unë e doja futbollin dhe pa tek unë cilësite e veçanta që kisha. Kështu, ai investoi tek unë, duke më futur në Akademinë e KF Tiranës dhe unë mos të luaja më thjesht futboll në lagje por të stërvitesha në mënyrë të plotë dhe në të ardhmen të bëhesha futbollist profesionist.
Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja dhe debutimi me ngjyrat kuqezi?
Të gjithë kur jemi të vegjël, pavarësisht ku luajmë, në lagje të pashtruara a në lagje të shtruara, në fusha të mëdha futbolli apo kalçeto, kemi vetëm një ëndërr: Të luajmë me kombëtaren shqiptare. Fatmirësisht, kjo ëndërr u bë realitet për mua dhe unë kam qenë dhe jam shumë i lumtur. Nuk dua të përsëris të tjerët, por i besoj të gjithë kur thonë që është një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet me fjalë.
I rishikon ndeshjet e tua pasi luan? Dhe nëse po, çfarë i thua vetes?
E vërteta është që nuk i shikoj të gjitha, por ato që shikoj, bëj shumë autokritikë për gabimet trashanike që mund të kem bërë. Rishikimi i ndeshjeve është një formë stërvitjeje që i bëj vetes.
Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani?
Akoma nuk kam mbushur 20 vjeç dhe jam shpallur kampion i Shqipërisë me ekipin tim të zemrës, Tironën. A ka moment më të lumtur se ky?
Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?
Sakrifica më e madhe që kam bërë dhe vazhdoj e bëj akoma është të shoh shokët e mi teksa dalin pa problem ndërsa unë jo, sepse më duhet të mbaj regjim sepse mund të kem ndeshje ose stërvitje.
Çfarë synimi ke për të ardhmen?
Dëshira e madhe që kam dhe synimi im është që të luaj në një ekip të nivelit të mirë jashtë Shqipërisë dhe të arrij kombëtaren A.
Cila është këshilla më e vyer që ke marrë dhe nga kush?
Kam marrë shumë këshilla, nga shumë njerëz të botës së sportit, por këshilla që e mbaj vëth në vesh është se asgjë nuk është falas. Vetëm me punë dhe me regjim, mund t?ia dal të bëhem një futbollist i madh.
Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?
Nuk kam një idhull në veçanti, por të gjithë lojtarët e kombëtares i shikoj si shembull për t?u ndjekur.
Finalja e madhe e mbrëmjes së sotme pritet që të përfundojë ...
Interi ka arsye të bëjë tifo për PSG-në sot në finalen e Cha...
Marsel Ismajlgeci është mbreti i shpejtësisë te Tirana. Futb...
Zlatan Ibrahimoviç në pritje të rinovimit me Milanin, po shi...
Vllaznia është duke punuar në merkato. Shkodranët kanë zyrta...
Një lajm jo i mirë për të gjithë tifozët e futbollit dhe jo ...
Mërgim Mavraj njofton largimin nga kombëtarja e Shqipërisë. ...
Armando Broja e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer aventurën e ...
Në Korçë duket se janë në ajër në lidhje me zërat që qarkull...
Pas afrimin të Açraf Hakimi nga Reali i Madridit, te Interi ...
Tirana humb pa fund nga ndeshja pa tifozë. Nëse Crvena Zvezd...
Markovanbasten Çema nuk është më një lojtar i Kukësit. Nga s...
Partizani zhvilloi një miqësore ditën e djeshme me skuadrën ...
Sonte (e diel) zhvillohet një nga ndeshjet kryesore të këtij...
Teksa Sevilja po mundte Interin 3-2 në finalen e Europa Ligë...
Serbët frikësohen për sigurinë e tyre në Tiranë. Nga ajo që ...
Koronavirusi është një problem i pashmangshëm edhe për botën...
Albi Doka duket se nuk e ka të vështirë përshtatjen me kampi...
Tirana do të presë ditën e martë në orën 20:00 në stadiumin ...
Egnatia e Gugash Maganit arriti të bindë në miqësoren e sotm...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...