Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Viti 2020 është për ekonominë e Shqipërisë një nga vitet më të vështirë të dekadave të fundit.
Studiues të njohur të ekonomisë pohojnë se gjysmën e parë të këtij viti ekonomia shqiptare u godit rëndë nga tërmeti dhe nga pandemia.
Pasojat e tyre iu shtuan krizës shumë-vjeçare, që ekonomia po përjeton prej disa vitesh nga keq-qeverisja, pohojnë ekspertët.
Studiuesit pohojnë se kriza e ekonomisë shqiptare u thelllua prej pandemisë dhe tërmetit, ndërsa masat e qeverisë me dy paketa të ndihmës rezultuan të paefektshme as në nivelin e detyrueshëm.
Profesori i njohur i ekonomisë, Arben Malaj, thotë se paketa e parë nuk i ndihmoi të papunët, kur duhej të ndihmonte firmat që të mos hiqnin punëtorët, paketa e dytë nuk i ndihmoi të varfërit, ndërsa garancia sovrane nuk i ndihmoi bizneset, dhe ky mekanizëm nuk funksionoi sepse edhe sistemi bankar nuk ishte i manovrueshëm për ta përdorur këtë mjet në dobi të kompanive.
?Ekonomia shqiptare u godit rëndë sivjet nga tërmeti, pandemia dhe nga kriza e keq-qeverisjes, e cila shkaktoi edhe një krizë politike. Treguesit e 6-mujorit të parë flasin për një rënie të konsiderueshme dhe sektorët kryesorë që u goditën nga kriza janë turizmi, bujqësia dhe fasoneria? – thotë zoti Malaj.
Ndërsa analisti Gjergj Buxhuku, i cili drejton organizatën Alb-Konfindustria, thotë se edhe para tërmetit ekonomia kishte mungesa strukturore, por viti 2020 është nga pikëpamja ekonomike një nga vitet më të vështirë në dekadat e fundit, siç dëshmojnë gjithë treguesit aktualë mbi ecurinë e biznesit dhe të ekonomisë.
?Nga analizat tona rezulton që sistemi ekonomik shqiptar prej disa vitesh ka treguar shenja dobësie të theksuara. Mund të themi se është një sistem ekonomik i rënë. Dhe imagjinoni që këtyre iu bashkangjitën edhe dy goditje shumë të forta si pasojat e ënda të tërmetit nëntor 2019 dhe pasojat e menaxhimit të Covidit? – thotë zoti Buxhuku.
Por çfarë do të ndodhë në 6-mujorin e dytë? Specialistët flasin mbi nevojën e një pakete të re ndihme për sezonin e vjeshtës, kur me mbylljen e sezonit turistik pritet një valë e re papunësie prej këtij sektori.
Profesor Malaj thekson se sektori i turizmit ka rënë me 70 për qind dhe pritet një rënie më e madhe në fund të sezonit, ndaj pritet të dalin të papunë shumë punonjës të turizmit dhe bizneseve të tjera që lidhen me të.
?Përvoja më e mirë perëndimore na mëson se miliardat nuk mund ta ndihmojnë ekonominë të shpëtojë nga kriza, nëse vendet nuk bëjnë reforma strukturore. Studiuesit këshillojnë që nëse paratë paketohen mirë dhe nëse prioritizohen mirë, ato bëhen efektive që në kohë krize. Kështu që, nuk duhet të fokusohemi thjesht te hedhja e miliardave në ekonomi, por duhet të fokusohemi tek refomat, që t?i nisim qysh në kohën e krizës për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për t?i dhënë një bazë më të sigurtë një rritje më të lartë ekonomike dhe një rritje me punësim? – tha zoti Malaj.
Në këtë periudhë tejet të vështirë e vetmja fushë ku mund të shpresonte sado pak ekonomia shqiptare është turizimi, pohojnë studiuesit, por realiteti po tregon se sivjet është një sezon turistik shumë problematik për arsye që nuk varen nga zhvillimet e brndshme por nga pasojat tregut global të turizmit.
Analisti Buxhuku thotë se në Shqipëri këto pasoja mbi turizmin janë të ndjeshme për peshën që ai zë në ekonomi, dhe lidhjet e tij me bujqësinë dhe tregtinë, ndërsa remitancat janë vetëm një element mbijetese, që nuk sjellin më zhvillim apo rritje.
?Analizat tregojnë që do të kemi një vit, i cili edhe sipas institucioneve financiare ndërkombëtare, parashikohet një rënie bruto prej 6-9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Kombëtar të vendit. Pra, kemi një vit të vështirë, i cili mbetet për t?u parë muajt në vazhdim si do të rrjedhë me pasojat dhe me ecurinë? – tha zoti Buxhuku.
Ekspertët mendojnë se ndihma ndaj biznesit duhet të jetë konkrete dhe garancia sovrane nuk mund të jetë mjeti i vetëm në mbështetje të tyre.
Bizneset po jetojnë me frikën se kriza mund të thellohet ndërsa qeveria ende ka mendësi penalizuese ndaj tyre, pohojnë studiuesit.
Prova mbi përmasat e krizës dhe dalja prej saj do të bëhet realisht në vitin 2021, por deri atëherë janë të nevojshme masa dhe reforma të ndërmjetme për ta rimarrë veten nga kriza e shumëfishtë./VOA
Nga Daniel GuçeEkspert i zhvillimit të SME-veSipas vëzhgimit...
Pandemia e Covid-19 ka rritur numrin e bizneseve të cilat ka...
Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokartike, Dorian Teliti, ...
Krijimi i detyrimeve të prapambetura paraqiste në vetvete nj...
Të gjitha kompanitë në vend (përveç personave fizikë) duhet ...
Pas rënies me 10.7% në tremujorin e katërt të vitit 2019, in...
Shqipëria është vendi europian me pikëzimin më të lartë sa i...
Në një vit të pazakontë prej situatës pandemike, ashtu sic n...
Muaji qershor kur edhe nisën fluturimet e disa charterave pë...
Kodi i Ri Ajror është publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtar...
Pandemia nuk i ka frenuar shqiptarët të udhëtojnë jashtë për...
Sot është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe as...
Maska është bërë sot një mjet i domosdoshëm që secili duhet ...
Piramida e Tiranës do t’i kthehet kryeqytetit, sipas një pro...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe En...
Shqipëria shpenzon më pak se mesatarja europiane dhe e Azisë...
Eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti deklaron se borxhi...
Deficiti buxhetor në vitin 2021 parashikohet të rritet me af...
Nga Përparim SpahiuPavarësisht rishikimit që i është bërë bu...
Presidenti Ilir Meta thotë se mbyllja mijëra qepenave të biz...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...