web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta vlerëson ish-presidentin Meidani/ I akordon “Dekoratën e Flamurit Kombëtar’’

17 Gusht 2020, 17:11, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar pak më parë ish-presidentin Rexhep Meidani me ?Dekoratën e Flamurit Kombëtar??.

Në ceremoni mori pjesë Meidani, presidenti i Kosovës Presidenti Thaçi, ish-presidentët shqiptarë Sali Berisha, Bamir Topi e Bujar Nishani, si dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha e disa figura të njohura të politikës.

Duke cituar Aristotelm, Kreu i shtetit deklaroi se Rexhep Meidani ka arritur vlerat më të larta të edukimit, moralit dhe është dalluar gjithmonë për modestinë. Sipas tij, ish-presidenti, ka kontribuar tek ideali për demokracinë.

?Jam shumë i lumtur të organizoj së bashku me ju sot, për Presidentin Meidani këtë ceremoni solemne. Të nderuar zonja de zotërinj, edukimi dhe morali krijojnë drejtuesin e mirë na mëson Aristoteli. Rexhep Meidani jo vetëm ka arritur vlerat më të larta të edukimit, moralit dhe i dalluar gjithmonë për modestinë.

Jeta politike e tij është e vlerësuar nga të gjithë shqiptarët. Si President në ?97- 2002. Jo vetëm në detyrën e kreut të shtetit, por edhe më parë ka kontribuar tek ideali për demokracinë. Duke investuar gjithë kapacitetin e tij politik dhe intelektual. Po ashtu për kontributin e Referendumit të ?98 për Kushtetutën.

Forca e Kushtetutës qëndron në këmbënguljen e çdo qytetari për ta mbrojtur atë. Profesor Meidani njiher dhe vlerësohet për përpjekjet e tij edhe për çështjen e Kosovës. Ai ishte Presidenti i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, i mikëpritjes shqiptare.

Roli i Meidanit ishte vlerë e shtuar për forcat politike që u shfaqën në një front e një qëndrim. Personalitet i shquar edhe në fushën akademike. Si anëtar i ASH, mbajtës i shumë titujve që nga SHBA, Greqia e Mbretëria e Bashkuar, autori i botimeve shkencore, me të krenohemi kudo. Shembull për politikanët e sotëm?, tha Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga