Kulluri përmend vilat e Bashës/ “Godet” opozitën dhe Rilindjen: 2021-shi do jetë fatal nëse…
“Rotacioni si produkt i nihilzmit do ishte një hiç! Më keq a...
Në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, Presidenti Ilir Meta zhvilloi një vizitë pune në Pilur të Himarës, ku vlerësoi gjashtë Kapedanët e Bregut, atdhetarë të spikatur të kësaj treve, me kontribut të shquar në mbrojtjen e interesave kombëtare, Pavarësisë, tërësisë territoriale dhe konsolidimit të shtetit shqiptar, të dalluar për guximin e trimërinë në organizimin e Labërisë në luftë kundër pushtuesve italianë në vitin 1920.
Fillimisht Kreu i Shtetit, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Himarës, Gjergji Goro, Kryeplaku i fshatit Pilur, Dritan Bala, autoritete vendore dhe dhjetëra banorë të zonës, vizitoi disa nga ndërtesat historike dhe kishën e Shën Nikollës, si dhe u njoh me nismën e intelektualëve të fshatit për ndërtimin e shtëpisë së polifonisë, muzeut historik dhe librarisë.
Në një ceremoni solemne, të organizuar në sheshin kryesor të Pilurit, Presidenti Meta dekoroi Spiro Jorgo Koleka (pas vdekjes) me dekoratën e lartë ?Nderi i Kombit?, si dhe Kolë Mërkurin (pas vdekjes) e Nase Beni (pas vdekjes) me ?Dekoratën e Artë të Shqiponjës?.
Me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Presidenti Meta vlerësoi Ismail Kuçin (pas vdekjes), ndërsa me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Arif Mëhillaj (pas vdekjes) dhe Avdul Kuçi (pas vdekjes).
Në fjalën e mbajtur gjatë kësaj ceremonie solemne, Presidenti Meta u shpreh ndër të tjera:
“I nderuar kryetar i Bashkisë së Himarës z.Goro, të nderuar përfaqësues të pushtetit vendor, banorë të bregdetit, të dashur piljurotë mirë se ju gjeta! Jam i lumtur që jam mes jush në Pilur, në këtë kështjellë të jashtëzakonshme të patriotizmit, të polifonisë dhe bukurisë shqiptare!
E prita me shumë kënaqësi ftesën nga shoqata kulturore ?Bejkë e bardhë? për të filluar nga Piluri të gjitha ceremonitë e nderimit të kapedanëve të Luftës së Vlorës, por edhe njëkohëshit të ?kapedanëve? të këngës polifonike.
Nuk ka më bukur që nga ky shesh historik e kulturor, të nderosh ata që para 100 vjetësh shkruan me trimërinë dhe burrërinë e tyre historinë më të lavdishme të kombit tonë. Ndërkohë, jam i bindur se kjo festë do të kishte të njëjtin shkëlqim dhe do të përcillte po ato mesazhe atdhetarie e nderimi nga çdo fshat i bregut të detit.
Në kronikën e lashtë të popullit shqiptar nuk ka etapë që himarjotët të mos kenë heronjtë, dëshmorët dhe kapedanët e tyre! Geni i shquar i bijve të Himarës i bën nder identitetit të shqiptarit. Në panteonin e figurave të kombit ne krenohemi me personalitetet e mëdhenj të kulturës dhe letrave si Petro Marko, Andrea Varfi, Dhimitër Anagnosti, Lefter Çipa, Robert Ndrenika, Spiro Duni e shumë të tjerë në të gjitha fushat e jetës.
Sot kemi ardhur të përulemi me nderim para kujtimit të kapedanëve dhe atdhetarëve himarjotë të Luftës së Vlorës, si Spiro Jorgo Koleka, Kolë Mërkuri, Nase Beni, Ismail Kuçi, Minella Koleka, Avdul Kuçi e Arif Mëhillaj.
Himarjotët si kurdoherë edhe në vitin 1920 shkruan një faqe të lavdishme! Çetat e Thanas Benit dhe Kolë Mërkurit luftuan me trimëri të pashoqe përgjatë gjithë bregdetit. Ishte një luftë kundër një hordhie pushtuese shumë herë më të madhe?./ CNA.al
“Rotacioni si produkt i nihilzmit do ishte një hiç! Më keq a...
Shtetet e Bashkuara të amerikës i kanë dhuruar Shqipërisë di...
Ish-deputeti i PD-së, Xhemal Gjukshi është i mendimit se qev...
Partia Republikane ka reaguar sa i përket ndryshimit të ligj...
Numri 2 i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish sot për gj...
Lajmi më i ri nga bregdeti ka lidhje me çregjistrimin e bërë...
PDIU ka reaguar për situatën katastrofike humanitare të krij...
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha p...
Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i ngarkuar e...
Prej disa ditësh në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshtic...
Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi, i është përgjigjur kre...
Një investigim i bërë nga mediat, zbuloi se Këshilli i Lartë...
Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar sërish në rrjet...
Partia Demokratika ka reaguar për aksidentin tragjik që i mo...
Gjykata e Korçës ka dhënë masën “arrest me burg” për Anterio...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reagua...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka publi...
Partia Agrare Ambientaliste ka regaur lidhur me situatën kao...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me situatën t...
Presidenti Ilir Meta i ka kthyer sot nje tjetër ligj për shq...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...